Ndryshimi i cilësimeve të VoiceOver në iPhone
Mund t’i personalizoni cilësimet për VoiceOver, si p.sh. opsionet e audios, gjuhës, zërit, shpejtësinë e të folurit dhe sasinë e fjalëve.
Rregullimi i volumit për VoiceOver dhe opsioneve të tjera të audios
Për të rritur apo ulur volumin, shtypni butonat e volumit në iPhone.
Për të caktuar opsione të tjera të audios, shkoni te Settings
> Accessibility > VoiceOver > Audio, pastaj kryeni një nga më poshtë:
Aktivizoni Mute Sound Effects.
Aktivizoni Audio Ducking për të ulur përkohësisht volumin e luajtjes kur flet VoiceOver.
Rregulloni opsionet e ridrejtimit të audios kur lidhni pajisje shtesë, si p.sh. amplifikator instrumentesh ose mikser për DJ.
Caktimi i gjuhës për VoiceOver
VoiceOver përdor të njëjtën gjuhë që zgjidhni për telefonin tuaj iPhone. Pikësimi i VoiceOver për disa gjuhë ndikohet nga Region Format që zgjidhni.
Shkoni te Settings
> General > Language & Region.
Prekni te gjuha e iPhone, pastaj zgjidhni një gjuhë.
Rregullimi i zërit të ligjërimit
Shkoni te Settings > Accessibility > Voice Over, pastaj kryeni një nga më poshtë:
Rregulloni shpejtësinë e të folurit: Tërhiqni niveluesin për Speaking Rate.
Zgjidhni një zë: Prekni Speech > Voice, pastaj zgjidhni një zë. Për të shkarkuar një zë të optimizuar, prekni
.
Rregulloni tonalitetin: Prekni Speech, pastaj tërhiqni niveluesin. Mund dhe të aktivizoni Use Pitch Change për një ton më të lartë të VoiceOver kur thotë me zë artikullin e parë të një grupi (si p.sh. një listë apo tabelë) dhe një ton më të ulët kur thotë me zë artikullin e fundit të grupit.
Specifikimi i shqiptimit të fjalëve të caktuara: Prekni Speech > Pronounciations, prekni
, vendosni një frazë, pastaj diktoni ose germëzoni si doni të shqiptohet fraza.
Shënim: Mund të diktoni vetëm nëse keni aktivizuar Enable Dictation te Settings > General > Keyboards.
Caktimi i sasisë së informacioneve që ju tregon VoiceOver
Shkoni te Settings > Accessibility > Voice Over, pastaj prekni një nga më poshtë:
Verbosity: Zgjidhni opsionet për ta bërë VoiceOver të shqiptojë këshilla, pikësimin, germat e mëdha, lidhjet e integruara etj. VoiceOver mund të konfirmojë edhe veprimet e rotorit.
Për të ndryshuar mënyrën se si VoiceOver shqipton pikësimin, prekni Punctuation, pastaj zgjidhni një grup. Mund dhe të krijoni grupe të reja - si p.sh. një grup programimi ku "[" shqiptohet si "left brack".
Always Speak Notifications: VoiceOver lexon njoftimet, duke përfshirë mesazhet e tekstit kur vijnë, edhe nëse iPhone është i kyçur. Njoftimet e mbetura pa përgjigje përsëriten kur zhbllokoni iPhone.
Personalizimi i cilësimeve të VoiceOver për një aktivitet
Mund të personalizoni një grup të cilësimeve të VoiceOver për një aktivitet të tillë si programimi. Zbatojini automatikisht këto cilësime kur hapni aplikacione të caktuara ose duke rregulluar rotorin.
Shkoni te Settings
> Accessibility > VoiceOver > Activities.
Zgjidhni një aktivitet ekzistues ose prekni Add Activity.
Rregulloni cilësimet për të folurin, sasinë e fjalëve dhe shenjat Braille.
Zgjidhni Apps ose Context për t'i zbatuar automatikisht cilësimet për këtë aktivitet.
Rregullimi pamor i VoiceOver
Shkoni te Settings > Accessibility > Voice Over, pastaj aktivizoni një nga më poshtë:
Large Cursor: Nëse keni vështirësi me shikimin e konturit të zi përreth elementit të zgjedhur, mund ta zmadhoni ose ta trashni konturin.
Caption Panel: Teksti i folur nga VoiceOver shfaqet në fund të ekranit.