Përdorimi i Siri-t me AirPods në iPhone
Mund të përdorni Siri-n me AirPods për t'i drejtuar pyetje dhe për të kryer detyra.
Thirreni Siri-n me zë (AirPods Pro dhe AirPods të gjeneratës 2)
Kur mbani njërin apo të dy AirPods, thoni "Hey Siri", pastaj drejtojini një pyetje ose kërkojini Siri-t të bëjë një veprim për ju.
Për shembull, thoni diçka si "Hey Siri, how’s the weather today?" ose "Hey Siri, let’s hear the Acoustic playlist".
Shënim: Nëse nuk e keni konfiguruar “Hey Siri”, shkoni te Settings > Siri & Search, pastaj aktivizoni Listen for “Hey Siri”.
Thirrni Siri-n me prekjen tuaj
Mund t'i caktoni AirPods Pro të thërrasin Siri-n kur shtypni e mbani Force Sensor, dhe mund t'i caktoni AirPods (gjenerata 2) të thërrasin Siri-n kur shtypni dy herë njërin AirPod. Si rregull, shtypja dyshe thërret Siri-n në AirPods (gjenerata 1), por këtë sjellje mund ta ndryshoni.
Hapni kutinë e AirPod-eve.
Në iPhone, shkoni te Settings
> Bluetooth.
Prekni
pranë AirPods në listën e pajisjeve.
Zgjidhni Left ose Right, pastaj zgjidhni Siri. (Ose për të ndryshuar sjelljen standarde të AirPods (gjenerata 1), zgjidhni një opsion tjetër.)
Shënim: Nëse nuk e keni aktivizuar Siri-n, shkoni te Settings > Siri & Search, pastaj aktivizoni Press Side Button for Siri (në iPhone me Face ID) ose Press Home for Siri (në iPhone me buton Home).
Dëgjimi dhe përgjigjja ndaj mesazheve (AirPods Pro dhe AirPods të gjeneratës 2)
Me Announce Messages, mund t'i dëgjoni mesazhet tuaja përmes AirPods. Kur iPhone është i kyçur, ka AirPods të lidhur me të dhe vjen një mesazh, do të dëgjohet një tingull dhe Siri do të nisë së lexuari mesazhin (iOS 13.2 e lart).
Për të ndaluar leximin nga Siri, mund të kryeni cilindo nga më poshtë:
Hiqni njërin AirPod.
Thoni diçka si "Stop" ose "Cancel".
Shtypni Force Sensor në cilindo AirPod Pro ose prekni dy herë cilindo AirPod (gjenerata 2).
Për t'iu përgjigjur mesazhit, thoni diçka si "Reply that’s great news".
Siri përsërit çfarë thatë dhe ju pyet për konfirmim përpara se të dërgojë përgjigjen tuaj. Për të dërguar përgjigje pa pritur për konfirmim, shkoni te Settings > Siri & Search > Announce Messages, pastaj aktivizoni Reply without Confirmation.
Shënim: Nëse nuk e keni aktivizuar Announce Messages kur konfiguruat AirPods, shkoni te Settings > Siri & Search > Announce Messages, pastaj aktivizoni Announce Messages with Siri.