Konfigurimi i aksesorëve me Home në iPhone
Herën e parë që hapni aplikacionin Home , asistenti i konfigurimit ju ndihmon të krijoni një shtëpi, ku mund të shtoni aksesorët dhe të përcaktoni dhomat. Nëse e keni krijuar tashmë një shtëpi duke përdorur një aplikacion tjetër të aktivizuar për HomeKit, do ta kapërceni këtë hap.
Shtimi i një aksesori te Home
Përpara se të shtoni një aksesor, si p.sh. dritë apo kamerë, sigurohuni që është i lidhur me korrentin, është i ndezur dhe po përdor rrjetin tuaj Wi-Fi.
Prekni skedën Home, pastaj prekni
.
Prekni Add Accessory, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.
Kur shtoni një aksesor, ai caktohet në dhomën standarde ose në një dhomë që zgjidhni.
Mund t’ju duhet të skanoni një kod QR apo të vendosni një kod konfigurimi 8-shifror të HomeKit që ndodhet mbi vetë aksesorin (ose në kutinë apo dokumentacionin e tij). Një TV smart i mbështetur afishon një kod QR për që ta skanoni. Mund të caktoni një aksesor te një dhomë dhe t’i jepni një emër, dhe më pas ta përdorni këtë emër kur e kontrolloni aksesorin me Siri.
Kur konfiguroni Apple TV në tvOS dhe ia caktoni një ambienti, ai shfaqet vetiu në atë ambient tek aplikacioni Home në iPhone.
Caktimi i një aksesori të shtëpisë te një dhomë
Prekni Rooms, prekni
, pastaj zgjidhni dhomën së cilës i është caktuar aktualisht aksesori.
Nëse nuk është caktuar diku, shihni te Default Room.
Prekni e mbani butonin e aksesorit, pastaj rrëshqisni lart në ekran ose prekni
.
Prekni Room, pastaj zgjidhni një dhomë.
Aktivizoni Include in Favorites për ta shtuar aksesorin te skeda Home.
Për të risistemuar të preferuarat tuaja, prekni skedën Home, prekni Edit, pastaj zvarritini butonat sipas sistemimit që dëshironi.
Organizimi i dhomave në zona
Grupojini dhomat së bashku në një zonë, për t'i komanduar me lehtësi hapësirat e ndryshme të shtëpisë suaj me anë të Sirit. Për shembull, nëse keni një shtëpi dykatëshe, mund t'i caktoni dhomat e katit të parë në zonën e katit të parë. Pastaj mund t'i thoni Sirit diçka si “Turn off the lights downstairs”.
Prekni Rooms, pastaj prekni
.
Prekni Room Settings, pastaj prekni një dhomë.
Prekni Zone, pastaj prekni një zonë ekzistuese ose prekni Create New për t'ia shtuar dhomën një zone të re.
Modifikimi i një dhome
Mund të ndryshoni emrin dhe sfondin e dhomës, t'ia shtoni dhomën një zone ose ta hiqni dhomën. Kur hiqni dhomën, aksesorët që i ishin caktuar kalojnë te Default Room.
Prekni Rooms, pastaj prekni
.
Prekni Room Settings, pastaj prekni një dhomë.