Gjetja e emisioneve, filmave etj. në aplikacionin Apple TV në iPhone
Aplikacioni Apple TV ju sjell shfaqjet e preferuara, filmat, sportin dhe lajmet live së bashku në një vend të vetëm. Gjeni me shpejtësi dhe shikoni të preferuarat tuaja, vazhdoni aty ku e keni lënë me Up Next ose zbuloni diçka të re - të personalizuar vetëm për ju.

Zbulimi i emisioneve dhe i filmave
Në aplikacionin Apple TV, prekni Watch Now, pastaj bëni një nga më poshtë:
Për të parë se çfarë ka më pas: Në rreshtin Up Next, mund të gjeni tituj që keni shtuar, marrë me qira apo blerë së fundi, të vijoni me episodin e radhës së një serie që po shikoni apo dhe të vazhdoni me shikimin e diçkaje nga momenti ku e kishin ndërprerë.
Shfletimi sipas kategorisë: Prekni një kategori si Movies, TV Shows, Sports ose Kids.
Marrja e rekomandimeve: Shfletoni radhën e What to Watch për rekomandimet e redaksisë që janë të personalizuara për ju. Shumë rreshta nëpër aplikacion përmbajnë rekomandime të personalizuara sipas abonimeve tuaja në kanale, aplikacionet e mbështetura, blerjet dhe interesat e shikimit.
Shfletoni Apple TV+: Në rreshtin Apple TV+, prekni një titull për të parë më shumë informacion apo për të luajtur një videoklip.
Shfletimi i kanaleve të Apple TV: Lëvizni poshtë për të shfletuar kanalet ku jeni abonuar. Në rreshtin e kanaleve të Apple TV mund të shfletoni kanale të tjera të disponueshme, pastaj të prekni një kanal për t'i eksploruar titujt.
Shikimi i lajmeve live: (e disponueshme në shtete apo rajone të caktuara) Prekni shfaqjet televizive në krye, lëvizni poshtë te radha News, pastaj zgjidhni një kanal lajmesh.
Kërkoni për një titull, sport, ekip, pjesëmarrës apo kanal të Apple TV
Prekni Search, pastaj vendosni në fushën e kërkimit atë për çfarë po kërkoni.
Eksplorimi i sportit (vetëm në SHBA dhe Kanada)
Mund të shfletoni sipas sportit ose ligës, të shikoni lojëra, dhe të merrni rezultate live dhe njoftime për lojërat e mbyllura.
Prekni Watch Now, pastaj prekni Sports lart.
Kryeni një nga më poshtë:
Shfletimi sipas sportit: Lëvizni poshtë për të shfletuar ngjarjet e shumë sporteve, si p.sh. futboll, bejsboll dhe basketboll. Për të ngushtuar shfletimin, lëvizni poshtë dhe zgjidhni një sport.
Shikimi i një loje: Prekni lojën.
Zgjidhni ekipet e preferuara: Lëvizni poshtë, pastaj prekni Your Favorite Teams.
Lojërat e tyre shfaqen automatikisht në Up Next, dhe do të merrni njoftime rreth ekipeve të preferuara.
Për të fshehur rezultatet e lojërave live, shkoni te Settings > TV, pastaj çaktivizoni Show Sports Scores.
Përdorimi i radhës Up Next
Shtimi i një artikulli në Up Next: Prekni artikullin për t'i parë detajet, pastaj prekni Add.
Heqja e një artikulli nga Up Next: Prekni e mbani elementin, pastaj prekni Remove from Up Next.
Vazhdimi i shikimit në një pajisje tjetër: Mund të shikoni radhën tuaj Up Next tek Watch Now në iPhone, iPad, iPod touch, Apple TV apo televizor të mbështetur inteligjent ku jeni identifikuar me Apple ID tuaj.