Caktimi i Reading Goals te Books në iPhone
Aplikacioni Books ju ndihmon të gjurmoni se sa minuta lexoni çdo ditë dhe se sa libra e audiolibra mbaroni çdo vit. Mund t'i personalizoni objektivat tuaja për t'i kushtuar më shumë kohë leximit, për të caktuar seri të reja leximi dhe për t'i ndarë arritjet tuaja me shoqërinë.

Ndryshimi i objektivit tuaj ditor të leximit
Objektivin tuaj ditor të leximit mund ta ndryshoni sipas minutave që dëshironi t'i kushtoni leximit çdo ditë. Nëse nuk e personalizoni objektivin tuaj ditor të leximit, ai caktohet në pesë minuta në ditë.
Prekni skedën Reading Now, pastaj rrëshqisni poshtë te Reading Goals.
Prekni Today’s Reading, pastaj prekni Adjust Goal.
Rrëshqiteni matësin lart ose poshtë për të caktuar minutat në ditë që dëshironi të lexoni, pastaj prekni Done.
Kur arrini objektivin tuaj ditor të leximit, merrni një njoftim nga Books; prekeni për të marrë më shumë hollësi mbi arritjen tuaj ose dërgojani arritjen shoqërisë.
Shënim: Për t'i numëruar PDF-të në lidhje me objektivin tuaj të leximit, shkoni te Settings > Books > pastaj aktivizoni Include PDFs (iOS 13.1 e lart).
Ndryshimi i objektivit tuaj vjetor të leximit
Pasi të mbaroni leximin e një libri apo audiolibri te Books, koleksioni Books Read This Year shfaqet poshtë Reading Goals. Objektivi standard vjetor i leximit është tri libra në vit, por objektivin mund ta rrisni apo zvogëloni në varësi të numrit të librave që dëshironi të mbaroni.
Prekni skedën Reading Now, pastaj rrëshqisni poshtë te Books Read This Year.
Prekni një katror të hirtë bosh ose një kopertinë libri, pastaj prekni Adjust Goal.
Rrëshqiteni matësin lart ose poshtë për të caktuar vitet që dëshironi të lexoni në vit, pastaj prekni Done.
Kur arrini objektivin tuaj vjetor të leximit, merrni një njoftim nga Books; prekeni për të marrë më shumë hollësi mbi arritjen tuaj ose dërgojani arritjen shoqërisë.
Shikimi i serive dhe rekordeve tuaja të leximit
Books ju mundëson të shihni se sa ditë radhazi e keni arritur objektivin tuaj ditor të leximit dhe ju njofton kur arrini një rekord.
Për të shfaqur serinë dhe rekordin tuaj aktual të leximit, prekni Reading Now, pastaj rrëshqisni poshtë te Reading Goals.
Çaktivizimi i njoftimeve dhe i Reading Goals
Çaktivizimi i njoftimeve: Për të ndaluar marrjen e njoftimeve kur arrini një objektiv leximi ose kur caktoni një seri leximi, prekni llogarinë tuaj në këndin djathtas lart të skedës Reading Now, prekni Notifications, pastaj çaktivizoni Reading Goals.
Çaktivizimi i Reading Goals: Shkoni te Settings > Books, pastaj çaktivizoni Reading Goals. Kur Reading Goals është joaktive, treguesit e leximit te Reading Now janë të fshehur dhe nuk merrni njoftime.