Udhëzuesi i përdorimit të iPhone
- Udhëzuesi i përdorimit të iPhone
- Ç'të reja ka në iOS 13
- Modelet e mbështetura të iPhone
-
- Zgjimi dhe shkyçja
- Rregullimi i volumit
- Ndryshimi i tingujve dhe i dridhjeve
- Hapja e funksioneve nga ekrani Lock
- Hapja e aplikacioneve në ekranin Home
- Shkrepja e një fotoje apo regjistrimi të ekranit
- Ndryshimi ose kyçja e orientimit të ekranit
- Ndryshimi i sfondit
- Afrimi i artikujve të ekranit
- Kërkimi me iPhone
- Përdorimi i AirDrop për të dërguar artikuj
- Kryerja e veprimeve të shpejta
- Përdorimi dhe personalizimi i Control Center
- Shfaqja dhe organizimi i Today View
- Karikimi dhe monitorimi i baterisë
- Mësoni kuptimin e ikonave të statusit
- Udhëtimi me iPhone
-
- Calculator
- Compass
-
- Konfigurimi i FaceTime
- Kryerja dhe marrja e thirrjeve
- Kryerja e një telefonate FaceTime në grup
- Shkrepja e një Live Photo
- Përdorimi i aplikacioneve të tjera gjatë thirrjes
- Shtimi i efekteve të kamerës
- Ndryshimi i cilësimeve të zërit e të figurës
- Largimi nga telefonata ose kalimi te Messages
- Bllokoni telefonuesit e padëshiruar
-
- Mbledhja e të dhënave të shëndetit e të fizkulturës
- Shfaqja e informacionit të shëndetit e të fizkulturës
- Gjurmimi i ciklit tuaj menstrual
- Monitorimi i niveleve të zërit
- Ndarja e të dhënave të shëndetit e të fizkulturës
- Shkarkimi i kartelave shëndetësore
- Krijimi dhe ndarja e Medical ID tuaj
- Regjistrimi si dhurues organesh
- Rezervimi i të dhënave tuaja të Health
-
- Pamje e përgjithshme e Home
- Shtimi dhe komandimi i aksesorëve
- Konfigurimi i aksesorëve
- Shtimi i shtëpive të tjera
- Konfigurimi i HomePod
- Konfigurimi i kamerave
- Konfigurimi i një rrugëzuesi
- Krijimi dhe përdorimi i skenave
- Komandimi i shtëpisë duke përdorur Siri-n
- Automatizimet dhe hyrja në distancë
- Krijimi i një automatizimi
- Ndarja e komandave me të tjerët
-
- Shikimi i hartave
- Gjetja e vendeve
- Shikimi përreth
- Shënimi i vendeve
- Marrja e informacionit për një vend
- Ndarja e vendeve
- Ruajtja e vendeve të preferuara
- Krijimi i koleksioneve
- Marrja e informacionit të trafikut dhe të motit
- Marrja e orientimeve
- Ndjekja e orientimeve kthesë pas kthese
- Gjetja e makinës
- Gjetja e një udhëtimi me makinë
- Bëni turne me Flyover në Maps
- Ndihmoni në përmirësimin e Maps
-
- Konfigurimi i Messages
- Dërgimi dhe marrja e mesazheve
- Dërgimi i fotove, videove dhe audios
- Animimi i mesazheve
- Përdorimi i aplikacioneve iMessage
- Përdorimi i Animoji dhe Memoji
- Dërgimi i një efekti Digital Touch
- Dërgimi dhe marrja e parave me Apple Pay
- Ndryshimi i njoftimeve
- Filtrimi dhe bllokimi i mesazheve
- Fshirja e mesazheve
-
- Shikimi i fotove dhe i videove
- Modifikimi i fotove dhe videove
- Modifikimi i Live Photos
- Modifikimi i fotove në modalitet Portrait
- Organizimi i fotove në albume
- Kërkimi në Photos
- Ndarja e fotove dhe e videove
- Shikimi i Memories
- Gjetja e personave te Photos
- Shfletimi i fotove sipas vendndodhjes
- Përdorimi i iCloud Photos
- Ndarja e fotove me iCloud Shared Albums
- Përdorimi i My Photo Stream
- Importimi i fotove dhe i videove
- Printimi i fotove
- Shortcuts
- Stocks
- Tips
- Weather
-
- Konfigurimi i Family Sharing
- Ndarja e blerjeve me anëtarët e familjes
- Aktivizimi i Ask To Buy
- Fshehja e blerjeve
- Ndarja e abonimeve
- Ndarja e fotografive, një kalendari dhe më shumë me anëtarët e familjes
- Gjetja e pajisjes së humbur të një anëtari të familjes
- Konfigurimi i Screen Time për anëtarët e familjes
-
- Ndarja e lidhjes së internetit
- Lejimi i telefonatave në iPad, iPod touch dhe Mac
- Përcjellja e detyrave mes iPhone dhe Mac
- Prisni, kopjoni e ngjisni mes iPhone dhe Mac
- Lidhja e iPhone dhe kompjuterit me anë të USB-së
- Sinkronizimi i iPhone me kompjuterin tuaj
- Transferimi i skedarëve mes iPhone dhe kompjuterit tuaj
-
- Prezantim për CarPlay
- Lidhja me CarPlay
- Përdorimi i Siri-t
- Përdorimi i kontrolleve të integruara të makinës suaj
- Marrja e orientimeve kthesë pas kthese
- Ndryshimi i pamjes së hartës
- Kryerja e telefonatave
- Luajtja e muzikës
- Shikimi i kalendarit
- Dërgimi dhe marrja e mesazheve me tekst
- Luajtja e podkasteve
- Luajtja e audiolibrave
- Dëgjimi i historive të lajmeve
- Komandimi i shtëpisë
- Përdorimi i aplikacioneve të tjera me CarPlay
- Risistemimi i ikonave në CarPlay Home
- Ndryshimi i cilësimeve në CarPlay
-
-
- Caktimi i kodit
- Konfigurimi i Face ID
- Konfigurimi i Touch ID
- Ndryshimi i aksesit tek artikujt kur kyçet iPhone
- Krijimi i fjalëkalimeve për faqe interneti dhe aplikacione
- Ndarja e fjalëkalimeve me AirDrop
- Plotësimi automatik i kodeve të SMS-ve në iPhone
- Menaxhimi i autentikimit dyhapësh
- Konfigurimi i iCloud Keychain
- Përdorimi i VPN
-
- Rindizni iPhone
- Rinisja me detyrim e iPhone
- Përditësimi i iOS
- Rezervimi i iPhone
- Kthimi i cilësimeve të iPhone në gjendje fillestare
- Rikthimi i të gjitha përmbajtjeve nga një kopje rezervë
- Rikthimi i artikujve të blerë e të fshirë
- Shitja ose dhurimi i iPhone
- Shuarja e të gjitha përmbajtjeve e cilësimeve
- Rivendosja e iPhone në cilësimet e fabrikës
- Instalimi ose heqja e profileve të konfigurimit
-
- Hapat e parë me funksionet e asistencës
-
-
- Aktivizimi dhe përdorimi i VoiceOver
- Ndryshimi i cilësimeve të VoiceOver
- Mësimi i gjesteve të VoiceOver
- Përdoreni iPhone duke përdorur gjestet e VoiceOver
- Kontrolli i VoiceOver me anë të rotorit
- Përdorimi i tastierës virtuale
- Shkrimi me gisht
- Përdorimi i VoiceOver me Magic Keyboard
- Shkruani Braille në ekran me anë të VoiceOver
- Përdorimi i një ekrani Braille
- Personalizimi i gjesteve dhe i shkurtoreve të tastierës
- Përdorimi i VoiceOver me pajisje treguese
- Përdorimi i VoiceOver në aplikacione
- Zoom
- Magnifier
- Display & Text Size
- Motion
- Spoken Content
- Audio Descriptions
-
-
- Informacione të rëndësishme për sigurinë
- Informacione të rëndësishme për administrimin
- Marrja e informacionit mbi iPhone
- Shfaqja apo ndryshimi i cilësimeve celulare
- Gjetja e më shumë burimeve rreth softuerit dhe shërbimit
- Deklarata e përputhshmërisë së FCC-së
- Deklarata e përputhshmërisë së ISED Canada
- Informacioni Ultra Wideband
- Informacioni i laserit të kategorisë 1
- Apple dhe mjedisi
- Informacion për hedhjen dhe riciklimin
- E drejta e autorit
Konfigurimi i Switch Control në iPhone
Nëse keni vështirësi fizike, mund të përdorni Switch Control për komandimin e iPhone duke përdorur një a më tepër nga çelësat. Me anë të çelësave, mund të zgjidhni, prekni, tërhiqni, shkruani si edhe të vizatoni me dorë të lirë. Ju përdorni një çelës për të zgjedhur një artikull ose vendndodhje në ekran, pastaj e përdorni këtë çelës (ose një tjetër) për të zgjedhur një veprim.
Shtimi i një çelësi
Ju mund të përdorni një nga burimet e mëposhtme si çelës:
Një çelës adaptues të jashtëm: Zgjidhni një çelës Bluetooth ose një çelës Made For iPhone (MFi) që lidhet me portën Lightning në iPhone.
Ekrani i iPhone: Prekni ekranin për të aktivizuar çelësin.
Kamera e përparme e iPhone: Lëvizeni kokën majtas ose djathtas kur jeni përpara kamerës për të aktivizuar çelësin.
Para se të shtoni një çelës të jashtëm, lidheni me iPhone, duke ndjekur udhëzimet që keni marrë me çelësin. Nëse çelësi lidhet me Bluetooth, çiftojeni me iPhone - aktivizoni çelësin, shkoni te Settings > Bluetooth, aktivizoni Bluetooth, prekni emrin e çelësit dhe pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.
Shkoni te Settings > Accessibility > Switch Control > Switches.
Prekni Add New Switch, pastaj zgjidhni një burim.
Caktoni një veprim për çelësin.
Për të garantuar funksionimin e duhur të Switch Control, duhet t'i caktoni një çelës veprimit Select Item dhe një tjetër çelës veprimit Move to Next Item.
Zgjedhja e një stili skanimi dhe personalizimi i Switch Control
Ju mund të përshtatni sjelljen e Switch Control në shumë mënyra për t'iu përshtatur nevojave dhe stilit tuaj.
Shkoni te Settings > Accessibility > Switch Control.
Prekni Scanning Style, pastaj zgjidhni një nga më poshtë:
Auto Scanning: Fokusi lëviz automatikisht tek artikulli tjetër pas një kohëzgjatjeje të specifikuar.
Manual Scanning: Ju aktivizoni një çelës për ta zhvendosur fokusin tek artikulli tjetër (kërkon shumë çelësa).
Single Switch Step Scanning: Ju aktivizoni një çelës për ta zhvendosur fokusin tek artikulli tjetër; nëse nuk kryhet asnjë veprim me kohëzgjatjen e specifikuar, artikulli me fokusin aktivizohet automatikisht.
Personalizoni Switch Control në mënyrat e mëposhtme:
Shtoni çelësat dhe përcaktojuni funksionin.
Krijoni, modifikoni dhe zgjidhni receta për t'u caktuar përkohësisht veprime të posaçme çelësave.
Rregulloni shpejtësinë e skanimit të artikujve.
Caktojeni skanimin të pushojë në artikullin e parë në një grup.
Zgjidhni sa herë të shfletohet ekrani ciklikisht përpara se të fshihet Switch Control.
Zgjidhni një sjellje të prekjes dhe caktoni intervalin për kryerjen e një veprimi të dytë të çelësit për të shfaqur Scanner Menu.
Zgjidhni nëse Switch Control të e rifillon nga pika e lënë skanimin e një artikulli që prekni apo nga fillimi.
Caktoni nëse një veprim lëvizjeje përsëritet kur shtypni e mbani një çelës dhe sa kohë të pritet përpara përsëritjes.
Caktojini një veprim tjetër një çelësi duke e shtypur e mbajtur çelësin për një kohë të gjatë.
Zgjidhni veprimet e shfaqura te Scanner Menu dhe rendin në të cilin shfaqen.
Caktoni nëse dhe sa kohë duhet ta mbani shtypur një çelës përpara se të pranohet si veprim i çelësit.
Shpërfillja e aktivizuesve të paqëllimtë të përsëritur të çelësave.
Rregulloni stilin dhe shpejtësinë e pikës së skanimit.
Rregulloni cilësimet për ndjekjen e kokës (në iPhone me Face ID) dhe caktojuni veprime shprehive të fytyrës.
Aktivizoni efektet e tingullit.
Lexojini me zë artikujt kur skanohen.
Grupojini artikujt për skanim më të shpejtë.
Bëjeni më të madh kursorin përzgjedhës ose me ngjyrë tjetër.
Krijoni dhe ruani gjeste të personalizuara te Scanner Menu.
Aktivizimi ose çaktivizimi i Switch Control
E rëndësishme: Switch Control ndryshon gjestet që përdorni për të komanduar iPhone.
Për ta aktivizuar ose çaktivizuar Switch Control, përdorni një nga metodat e mëposhtme:
Shkoni te Settings > Accessibility > Switch Control.
Klikoni tri herë mbi butonin anësor (në iPhone me Face ID).
Klikimi tri herë mbi butonin Home (në iPhone me buton Home).