Caktimi i një alarmi në iPhone
Tek aplikacioni Clock , mund të caktoni alarmet për çdo orë të ditës dhe t'i bëni të përsëriten në një ose disa ditë të javës.
Siri: Thoni diçka si: “Set an alarm for 7 a.m.” Mësoni se si të përdorni Siri.
Shënim: Mund të konfiguroni gjithashtu një alarm zgjimi si pjesë e një orari të plotë të gjumit (duke përfshirë oraret e gjumit, oraret e zgjimit etj.) në aplikacionin Health. Nëse nuk dëshironi të konfiguroni një orar për gjumin, mund të caktoni një alarm të zakonshëm te Clock për orën kur dëshironi të zgjoheni.
Caktimi i një alarmi
Mund të caktoni alarme për çdo orë, duke përfshirë një alarm për orën kur dëshironi të zgjoheni. Alarmet që konfiguroni te Clock nuk ka lidhje me orarin e gjumit.
Prekni Alarm, pastaj prekni
.
Caktoni orën, pastaj zgjidhni një prej opsioneve të mëposhtme:
Repeat: Zgjidhni ditët e javës kur dëshironi të përsëritet alarmi.
Label: Emërtoni alarmin, si p.sh. “Ujit lulet”.
Sound: Zgjidhni dridhjet, një këngë ose zile.
Snooze: Lërini vetes disa minuta më shumë për të fjetur.
Prekni Save.
Për të ndryshuar alarmin, prekni kohën e alarmit. Ose prekni Edit në krye majtas dhe më pas prekni orarin e alarmit.
Çaktivizimi i alarmit
Prekni butonin pranë orarit të alarmit.
Heqja e një alarmi
Për të hequr një alarm, prekni Edit në krye majtas, prekni butonin Delete dhe më pas prekni Delete.