Marrja e zileve, toneve të mesazheve dhe toneve sinjalizuese në iTunes Store në iPhone
Në aplikacionin iTunes Store , mund të blini zile, tone mesazhesh dhe tone të tjera sinjalizuese për alarmet e orës etj.
Blerja e toneve të reja
Në iTunes Store, prekni More dhe më pas prekni Tones.
Shfletoni sipas kategorisë ose prekni Search për të gjetur një këngë ose artist specifik.
Prekni një ton për të shikuar më shumë informacione ose për ta dëgjuar paraprakisht.
Për të blerë një ton, prekni çmimin.
Shkarkimi përsëri i toneve të blera me Apple ID
Nëse keni blerë tone në një pajisje tjetër, mund t'i shkarkoni ato përsëri.
Shkoni te Settings
> Sounds & Haptics (në modelet e mbështetura) ose Sounds (në modelet e tjera të iPhone).
Nën Sounds dhe Vibration Patterns, prekni një tingull.
Prekni Download All Purchased Tones. Mund të mos e shikoni këtë opsion nëse i keni shkarkuar tashmë të gjitha tonet që keni blerë ose nëse nuk keni blerë asnjë ton.