Transmetimi me valë i videove, fotografive dhe audios nga iPhone te Mac
Mund të përdorni një kompjuter Mac në afërsi për të shikuar video, fotografi dhe për të luajtur audion e transmetuar nga iPhone. Gjithashtu mund të pasqyroni ekranin tuaj të iPhone në Mac (kërkohet macOS 12 ose më i ri).
Konfigurimi i një kompjuteri Mac për të lejuar transmetimin nga iPhone
Në një kompjuter Mac, kryeni një nga më poshtë:
macOS Ventura: Zgjidhni menynë e Apple
> System Settings, klikoni te General në shiritin anësor, klikoni tek AirPlay & Handoff në të djathtë dhe më pas aktivizoni AirPlay Receiver.macOS 12.5 ose versione më të hershme: Zgjidhni menynë e Apple > System Preferences, klikoni te Sharing, më pas zgjidhni dhe aktivizoni AirPlay Receiver.
Zgjidhni një opsion për “Allow AirPlay for":
Për të lejuar vetëm pajisjet ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID si në kompjuterin Mac për të transmetuar te Mac, zgjidhni “Current user".
Për të lejuar të tjerët, zgjidhni “Anyone on the same network” ose “Everyone”.
Për të kërkuar një fjalëkalim për përdorimin e AirPlay me Mac, zgjidhni një opsion dhe më pas futni fjalëkalimin në fushën e tekstit.
Nëse zgjidhni opsionin “Anyone on the same network” ose “Everyone”, dhe dikush është identifikuar në pajisjen e vet me një Apple ID të ndryshme nga ajo në Mac, një kërkesë e AirPlay kërkon fillimisht pranimin në kompjuterin Mac dhe verifikimin në pajisjen tjetër. Në Mac, pranoni kërkesën e AirPlay. Nëse kompjuteri Mac shfaq një kod të AirPlay, futni kodin në pajisjen tjetër.
Luajtja e videos nga iPhone në një Mac
Kur luani video në aplikacionin Apple TV
ose një aplikacion tjetër të mbështetur për videot në iPhone, prekni ekranin për të shfaqur kontrollet.
Prekni
dhe më pas zgjidhni kompjuterin Mac si destinacionin e luajtjes.
Për të shfaqur kontrollet e luajtjes së video në kompjuterin Mac, lëvizeni treguesin mbi videon që luhet në ekranin e kompjuterit Mac.
Për të ndryshuar destinacionin e luajtjes, zgjidhni një opsion tjetër të AirPlay në ekranin e iPhone.
Shfaqja e fotografive nga iPhone në një Mac
Te Photos
në iPhone, prekni një fotografi dhe më pas prekni
.
Rrëshqitni lart, prekni
dhe më pas zgjidhni kompjuterin Mac si destinacionin e luajtjes.
Për të ndaluar transmetimin e fotografive, prekni pranë kreut të ekranit të iPhone dhe më pas prekni Turn off AirPlay.
Pasqyrimi i telefonit tuaj iPhone në një Mac
Në një kompjuter Mac, mund të shikoni dhe të dëgjoni çfarëdo që shfaqet dhe luhet në telefonin tuaj iPhone.
Hapni Control Center në iPhone.
Prekni
dhe më pas zgjidhni kompjuterin Mac si destinacionin e luajtjes.
Për t'u kthyer tek iPhone, hapni Control Center, më pas prekni dhe më pas prekni Stop Mirroring.
Luajtja e audios nga iPhone në një Mac
Në iPhone, hapni një aplikacion të audios si p.sh. Podcasts
ose Music
dhe më pas zgjidhni një artikull për luajtje.
Prekni
, pastaj zgjidhni një destinacion luajtjeje.
Për të zgjedhur destinacionin e luajtjes, mund të prekni po ashtu në Lock Screen ose në Control Center.
Shënim: AirPlay to Mac është i disponueshëm në MacBook Pro (2018 dhe versione të mëvonshme), MacBook Air (2018 dhe versione të mëvonshme), iMac (2019 dhe versione të mëvonshme), iMac Pro (2017), Mac mini (2020 dhe versione të mëvonshme) dhe Mac Pro (2019) dhe funksionon me iPhone 7 dhe versione të mëvonshme. Modelet më të vjetra mund t'i ndajnë përmbajtjet me një rezolucion më të ulët në modelet e mbështetura të kompjuterëve Mac kur “Allow AirPlay for” është caktuar si “Everyone” ose “Anyone on the same network” te preferencat e Sharing në një kompjuter Mac.