Konfigurimi i kontrolleve prindërore me Family Sharing në iPhone
Me Family Sharing, organizatori mund të konfigurojë kontrollet prindërore për fëmijët në grupin e Family Sharing. Mund të përdorni Screen Time për të menaxhuar se si i përdorin fëmijët tuaj pajisjet e tyre Apple. Mund të aktivizoni po ashtu Ask to Buy, kështu që fëmijët duhet të marrin miratimin për blerjet ose shkarkimet falas.
Mësoni për llojet e anëtarëve të Family Sharing.
Personalizimi i kontrolleve prindërore gjatë konfigurimit
Kur shtoni një fëmijë në grupin tuaj të Family Sharing ose konfiguroni një pajisje për një fëmijë, mund të personalizoni kontrollet prindërore që në fillim. Mund t'i ndryshoni këto cilësime në çdo kohë.
Ndiqni udhëzimet në ekran gjatë konfigurimit për të shtuar ndonjë nga sa vijon:
Kufizimet në lidhje me moshën për përmbajtjen në aplikacione, libra, shfaqje televizive dhe filma
Periudha joaktive dhe kufizimet për aplikacione specifike
Kufizimet për personat me të cilët mund të komunikojë fëmija juaj
Miratimet për blerjet ose shkarkimet falas
Shikoni artikullin Përdorimi i kontrolleve prindërore në pajisejn iPhone, iPad dhe iPod touch të fëmijës suaj të Apple Support.
Konfigurimi i Screen Time për një fëmijë më vonë
Screen Time ju lejon të menaxhoni cilësimet për kohën e ndërprerjes, përdorimin e aplikacioneve, kontaktet, vlerësimet e përmbajtjes dhe më shumë. Për të përdorur Screen Time, fëmija juaj duhet të përdorë një pajisje të përshtatshme. Shikoni seksionin Screen Time në artikullin e Apple Support Kërkesat e sistemit për iCloud.
Shkoni te Settings
> [emri juaj] > Family Sharing > Screen Time.
Prekni fëmijën për të cilin dëshironi të konfiguroni Screen Time.
Prekni Screen Time, më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
Për informacione për cilësimet e Screen Time, shikoni Konfigurimi i Screen Time për një familjar në iPhone.
Për të mësuar më shumë rreth përmbajtjeve të ndryshme dhe kufizimeve të privatësisë, shikoni artikullin Përdorni kontrollet prindërore në iPhone, iPad dhe iPod touch të fëmijës suaj tek Apple Support.
Nëse fëmija juaj kërkon më shumë kohë para ekranit, mund ta miratoni ose refuzoni kërkesën te Settings > Screen Time ose te Messages
.
Aktivizimi i Ask To Buy për një fëmijë më vonë
Kur konfiguroni Ask to Buy, blerjet e një fëmije duhet të miratohen nga organizatori i familjes ose një prind ose kujdestar në grupin e familjes.
Shkoni te Settings
> [emri juaj] > Family Sharing.
Prekni fëmijën për të cilin dëshironi të konfiguroni Ask to Buy.
Prekni Ask To Buy, më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
Shikoni artikullin Miratoni çfarë blejnë fëmijët me Ask to Buy tek Apple Support.
Shënim: Kufizimet e moshës për Ask to Buy variojnë sipas rajonit. Në SHBA, organizatori i familjes mund të aktivizojë Ask to Buy për çdo familjar nën moshën 18 vjeç; për fëmijët nën moshën 13 vjeç, ajo aktivizohet si parazgjedhje.
Mund të konfiguroni po ashtu një llogari të Apple Cash Family për një fëmijë. Shikoni Përdorni Apple Cash dhe Apple Card me Family Sharing në iPhone (vetëm në SHBA).