Marrja e aksesit te librat në pajisje të tjera Apple në aplikacionin Books në iPhone
Mund të përdorni librat dhe audiolibrat në aplikacionin Books në pajisje të tjera si iPad, iPod touch dhe Mac. Gjithashtu mund të sinkronizoni pozicionin tuaj të leximit, theksimet, shënimet, koleksionet e bibliotekës dhe më shumë.
Marrja e aksesit te librat tuaj nëpër pajisjet iOS dhe iPadOS
Për ta mbajtur të përditësuar informacionin dhe përmbajtjen e Books në iPhone, iPad dhe iPod touch, identifikohuni me të njëjtën Apple ID në çdo pajisje, pastaj veproni si më poshtë:
Sinkronizimi i pozicionit të leximit, faqeshënuesve, shënimeve dhe theksimeve: Shkoni te Settings
> [emri juaj] > iCloud > iCloud Drive dhe më pas aktivizoni Sync this iPhone. Prekni iCloud, më pas prekni Show All dhe aktivizoni Books.
Sinkronizimi i Reading Now, Library dhe i koleksioneve: Shkoni te Settings > Books, më pas poshtë Syncing, aktivizoni Reading Now dhe iCloud Drive (ngjyra jeshile do të thotë aktive).
Shkarkoni automatikisht blerjet e bëra në pajisje të tjera: Shkoni te Settings > Books, më pas aktivizoni Purchases from Other Devices (ngjyra jeshile do të thotë aktive).
Hapja e librave tuaj në Mac
Për të parë librat, audiolibrat dhe skedarët PDF në Mac, kryeni një nga më poshtë:
macOS Ventura: Zgjidhni menynë e Apple
> System Settings, klikoni tek [emri juaj] në krye të shiritit anësor dhe më pas klikoni tek iCloud në të djathtë. Klikoni tek iCloud Drive, klikoni tek Options, klikoni te Documents, zgjidhni Books dhe më pas klikoni te Done. (Nëse nuk e shikoni emrin tuaj, klikoni te Sign in with your Apple ID për të futur Apple ID ose për të krijuar një të re.)macOS 10.15–12.5: Zgjidhni menunë e Apple > System Preferences dhe më pas kilikoni tek Apple ID. Klikoni tek iCloud në shiritin anësor dhe më pas zgjidhni iCloud Drive. Klikoni Options, më pas zgjidhni Books.
macOS 10.14 ose versione më të hershme: Zgjidhni Apple menu > System Preferences dhe më pas kilikoni tek iCloud. Zgjidhni iCloud Drive, klikoni tek Options dhe më pas zgjidhni Books.
Për të parë koleksionet, faqeshënuesit, shënimet dhe teksimet tuaja në Mac, hapni Books dhe më pas kryeni një nga më poshtë:
macOS Ventura: Zgjidhni Books > Settings, klikoni te General dhe më pas zgjidhni "Collections, bookmarks, and highlights".
macOS 10.15 ose versione më të hershme: Zgjidhni Books > Preferences, klikoni te General dhe më pas zgjidhni "Collections, bookmarks, and highlights".