Marrja e aksesit te librat në pajisje të tjera Apple në aplikacionin Books në iPhone
Mund t’i përdorni librat dhe audiolibrat në aplikacionin Books në pajisje të tjera Apple si iPad, Mac dhe Apple Vision Pro. Gjithashtu mund të sinkronizoni pozicionin tuaj të leximit, theksimet, shënimet, koleksionet e bibliotekës dhe më shumë.
Hyni në librat tuaj në pajisjet tuaja të tjera
Për të mbajtur të përditësuar përmbajtjen dhe informacionin e Books në pajisjet e tjera Apple, identifikohuni me të njëjtën Apple Account në secilën pajisje dhe më pas bëni një nga sa vijon:
Shkarkoni automatikisht blerjet e bëra në pajisje të tjera: Shkoni te Settings
> Apps > Books dhe më pas aktivizoni Purchases from Other Devices.
Sinkronizimi i pozicionit të leximit, faqeshënuesve, shënimeve dhe theksimeve: Shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud, prekni See All pranë Saved to iCloud dhe më pas aktivizoni Books.
Sinkronizimi i Home, Library dhe i koleksioneve: Shkoni te Settings > Apps > Books dhe më pas nën Syncing, aktivizoni Home dhe iCloud Drive.
Hapja e librave tuaj në Mac
Për të parë librat, audiolibrat dhe skedarët PDF në Mac, kryeni një nga më poshtë:
macOS Sequoia: Zgjidhni menynë e Apple
> System Settings, klikoni tek emri juaj në krye të shiritit anësor dhe më pas klikoni tek iCloud. Klikoni tek iCloud Drive, klikoni Apps Syncing to iCloud Drive dhe më pas aktivizoni Books.macOS 13–14.5: Zgjidhni menynë e Apple > System Settings, klikoni tek emri juaj në krye të shiritit anësor dhe më pas klikoni tek iCloud. Klikoni tek iCloud Drive, klikoni Apps syncing to iCloud Drive dhe më pas zgjidhni Books. Klikoni te Back dhe më pas klikoni te Done.
macOS 10.15-12.5: Zgjidhni menunë e Apple > System Preferences dhe më pas kilikoni tek Apple ID. Klikoni tek iCloud në shiritin anësor dhe më pas zgjidhni iCloud Drive. Klikoni Options, më pas zgjidhni Books.
macOS 10.14 ose versione më të hershme: Zgjidhni menunë e Apple > System Preferences dhe më pas kilikoni tek iCloud. Zgjidhni iCloud Drive, klikoni tek Options dhe më pas zgjidhni Books.
Për të parë koleksionet, faqeshënuesit, shënimet dhe teksimet tuaja në Mac, hapni Books dhe më pas kryeni një nga më poshtë:
macOS 13 ose version të mëvonshëm: Zgjidhni Books > Settings, klikoni te General dhe më pas zgjidhni "Collections, bookmarks, and highlights".
macOS 12.5 ose versione më të hershme: Zgjidhni Books > Preferences, klikoni te General dhe më pas zgjidhni "Collections, bookmarks, and highlights".