Ndani në mënyrë të sigurt çelësat dhe fjalëkalimet me AirDrop në iPhone
Mund të përdorni AirDrop për të ndarë në mënyrë të sigurt çelësat e kalimit dhe fjalëkalimet për llogaritë e aplikacioneve dhe sajteve të uebit me dikë që përdor një iPhone, iPad ose Mac.
Shënim: Për t'i treguar dikujt fjalëkalimin që keni ruajtur për një rrjet Wi-Fi, shikoni Gjeni një fjalëkalim të Wi-Fi.
Kontrolloni kërkesat e AirDrop
Krahasuar me ndarjen e llojeve të tjera të informacioneve, AirDrop ka kërkesa më të rrepta për ndarjen e çelësave të kalimit dhe fjalëkalimeve.
iCloud Keychain duhet të jetë i konfiguruar në iPhone.
Personi me të cilin po ndani duhet të jetë në listën tuaj të kontakteve në aplikacionin Contacts dhe duhet të listohet me adresën e emailit që ai përdor për iCloud.
Duhet të jeni në listën e kontakteve të personit tjetër në aplikacionin Contacts dhe duhet të listoheni me adresën e emailit që përdorni për iCloud.
Dërgoni një çelës kalimi ose fjalëkalim
Për të ndarë me dikë në iPhone ose iPad, kërkojuni të hapin Control Center dhe të lejojnë që AirDrop të marrë artikuj. Për të ndarë me dikë në Mac, kërkojuni të lejojnë pikasjen nga AirDrop te Finder.
Shkoni tek aplikacioni Passwords
në iPhone.
Prekni All dhe më pas prekni llogarinë që dëshironi të ndani.
Prekni
, më pas zgjidhni pajisjen ose fotografinë e personit të cilit dëshironi t'i dërgoni çelësin e kalimit ose fjalëkalimin.
Merrni një çelës kalimi ose fjalëkalim
Nëse nuk e keni bërë ende, lejojini AirDrop të marrë artikuj.
Kur merrni një kërkesë për të pranuar një çelës kalimi ose fjalëkalim prej dikujt tjetër, prekni Accept.
Çelësi i kalimit ose fjalëkalimi ruhet në iPhone, ku mund të shikoni informacionet e tij dhe të lejoni që iPhone ta plotësojë automatikisht në ekranin e identifikimit për llogarinë. Çelësi i kalimit ose fjalëkalimi ruhen gjithashtu në iCloud Keychain, kështu që mund ta përdorni në pajisjet e tjera ku jeni identifikuar me Apple Account.