iOS 18
Gjeni muzikën e ndarë me ju në iPhone
Kur një shok ndan muzikën me ju duke përdorur aplikacionin Messages, mund ta gjeni me lehtësi atë në Shared with You në aplikacionin Music.
Shënim: Music duhet të jetë e aktivizuar te Settings > Apps > Messages > Shared with You dhe shoku juaj duhet të jetë lista e kontakteve te Contacts.
Shkoni tek aplikacioni Music
në iPhone.
Prekni Home, rrëshqitni lart te Shared with You dhe më pas kryeni një nga më poshtë:
Prekni një këngë për ta dëgjuar atë.
Prekni emrin e personit, personave ose grupit që e ka ndarë këngën për t'iu përgjigjur duke përdorur aplikacionin Messages.
Prekni dhe mbani këngën për të kryer veprime të tjera, p.sh. shtojeni atë në bibliotekën tuaj, krijoni një stacion, përgjigjuni dërguesit ose hiqeni atë.