Kryerja e shumë detyrave me Picture in Picture në iPhone
Me Picture in Picture, mund të shikoni një video ose të përdorni FaceTime ndërkohë që përdorni aplikacione të tjera.

Kur shikoni një video, prekni në dritaren e videos.
Dritarja e videos zvogëlohet në një kënd të ekranit që të mund ta shikoni Home Screen dhe të hapni aplikacionet e tjera. Kur shfaqet dritarja e videos, mund të bëni një nga sa më poshtë:
Ndryshoni madhësinë e dritares së videos: Për ta bërë më të madhe dritaren e vogël të videos, zmadhojeni duke hapur gishtat. Për ta tkurrur përsëri, zvogëlojeni duke afruar gishtat.
Shfaqni dhe fshihni kontrollet: Prekni dritaren e videos.
Zhvendosni dritaren e videos: Tërhiqeni në një kënd tjetër të ekranit.
Fshihni dritaren e videos: Zvarriteni atë në skajin e majtë ose të djathtë të ekranit.
Mbyllni dritaren e videos: Prekni
.
Kthehuni tek ekrani i plotë i videos: Prekni
në dritaren e vogël të videos.