Punoni me grafikët në Math Notes në Calculator në iPhone
Në Math Notes, mund të futni një grafik ose të mbivendosni grafikët e disa ekuacioneve në një rrjetë për të parë se si lidhen ato.
Shënim: Math Notes përdor simbole të zakonshme matematikore, të njëjtat veprime si makina llogaritëse shkencore, dhe shifra nga sisteme numerike të caktuara. Mësoni më shumë te sajti i uebit i Disponueshmërisë së funksioneve të iOS dhe iPadOS.

Krijoni një grafik
Shkoni tek aplikacioni Calculator
në iPhone.
Prekni
dhe më pas prekni Math Notes.
Shkruani ose futni një ekuacion me saktësisht dy ndryshore të papërcaktuara, me një në secilën anë të shenjës së barazimit.
Gjithashtu mund të përfshini ndryshore të përcaktuara. Për shembull, nëse e dini se a = 3, mund të përcaktoni në grafik se shpejtësia = 0,5at^ 2. Boshti y i grafikut tregon shpejtësinë dhe boshti x tregon t.
Kur përfundoni ekuacionin, shfaqet një menu. Prekni Insert Graph, më pas, nëse kërkohet, prekni për të caktuar një ndryshore në boshtin x.
Gjithashtu mund të prekni një shenjë barazimi në çdo ekuacion që keni shkruar tashmë për të krijuar një grafik të ri.
Të gjithë grafikët i interpretojnë ekuacionet që futni si y = f(x). Ndryshorja në të majtë të shenjës së barayimit përcakton grafikun në boshtin y, dhe ndryshorja tjetër grafikun në boshtin x.
Modifikoni një grafik
Shkoni tek aplikacioni Calculator
në iPhone.
Prekni
, prekni Math Notes dhe më pas hapni një shënim me një grafik.
Kryeni një nga më poshtë:
Shikoni koordinatat: Prekni dhe mbani funksionin e grafikut dhe më pas lëvizni gishtin përgjatë vijës për të parë vlerat x dhe y të çdo pike.
Ndryshoni formën e funksionit: Modifikoni ekuacionin tuaj. Grafiku përditësohet automatikisht.
Riformuloni grafikun: Prekni grafikun dhe më pas rrëshqitni me dy gishta për të lëvizur.
Zmadhimi ose zvogëlimi: Prekni grafikun dhe më pas hapni dhe mbyllni me dy gishta.
Ndryshoni madhësinë e grafikut: Prekni grafikun dhe më pas tërhiqni një skaj ose cep.
Dublikoni grafikun: Prekni grafikun dhe më pas prekni
.
Ringjyroni vijën e grafikut: Prekni grafikun, prekni
dhe më pas prekni pikën e ngjyrës në të majtë të ekuacionit.
Punoni me grafikë të shumtë
Shkoni tek aplikacioni Calculator
në iPhone.
Prekni
dhe më pas prekni Math Notes.
Krijo një grafik, si më sipër.
Shkruani ose futni një ekuacion tjetër, më pas prekni Insert Graph ose Add to Existing Graph.
Gjithashtu mund të prekni një shenjë barazimi në çdo ekuacion që keni shkruar tashmë për ta shtuar atë te një grafik ekzistues.
Kryeni një nga më poshtë:
Kombinoni grafikët në një rrjetë: Prekni një grafik, prekni
dhe më pas prekni ekuacionin në listë që dëshironi ta shtoni në grafik. Shfaqet
.
Fshihni një vijë grafiku: Prekni grafikun, prekni
, më pas prekni
për të anuluar zgjedhjen.