iOS 18
Sinkronizoni kontaktet mes pajisjeve në iPhone
Për t’i mbajtur informacionet e kontakteve tuaja të përditësuara në të gjitha pajisjet ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple Account, ju mund të përdorni iCloud.
Shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud.
Prekni See All pranë Saved to iCloud, më pas aktivizoni Contacts.
Si alternativë, mund të sinkronizoni informacionin mes iPhone dhe pajisjes Mac ose Windows për ta mbajtur informacionin tuaj të përditësuar mes iPhone dhe kompjuterit tuaj. Shikoni Sinkronizoni përmbajtjen e mbështetur.
Nëse përdorni iCloud për Contacts, kontaktet tuaja mbahen të përditësuara automatikisht, dhe nuk shfaqen opsione për t’i sinkronizuar ato me kompjuterin tuaj.
Shiko gjithashtuShtoni ose hiqni llogaritë në Contacts në iPhone