Ndryshimi i cilësimeve të videos së FaceTime në iPhone
Gjatë një telefonate në aplikacionin FaceTime, mund të aktivizoni ose çaktivizoni modalitetin Portrait, të kaloni midis kamerave ose të aktivizoni ose çaktivizoni kamerën tuaj.
Mjegullimi i sfondit me modalitetin Portrait
Gjatë një telefonate FaceTime, modaliteti Portrait mjegullon automatikisht sfondin dhe e vendos fokusin vizual mbi ju, në të njëjtën mënyrë siç bën modaliteti Portrait në aplikacionin Camera.
Kur jeni në një telefonatë të FaceTime, prekni pllakëzën tuaj.
Prekni
në pllakëzën tuaj.
Për të çaktivizuar modalitetin Portrait, prekni përsëri butonin.
Mund ta aktivizoni përsëri modalitetin Portrait te Control Center. Hapni Control Center dhe më pas prekni FaceTime Controls.
Kalimi në kamerën e pasme
Kur jeni në një telefonatë të FaceTime, prekni pllakëzën tuaj, pastaj prekni .
Për t'u kthyer përsëri në kamerën e përparme, prekni përsëri .
Shënim: Kur përdorni kamerën e pasme, mund ta zmadhoni imazhin duke prekur 1x. Prekja përsëri e kthen imazhin në madhësinë normale.
Çaktivizimi i kamerës
Kur jeni në një telefonatë të FaceTime, prekni ekranin për të shfaqur kontrollet, pastaj prekni . (Prekeni përsëri për ta aktivizuar përsëri kamerën.)