Konfigurimi i shërbimit celular në iPhone
iPhone ka nevojë për një SIM fizike ose një eSIM për t'u lidhur me një rrjet celular. (Jo të gjitha opsionet janë të disponueshme në të gjitha modelet ose në të gjitha vendet dhe rajonet. Në iPhone 14 dhe në modelet e mëvonshme të blera në SHBA, mund të përdorni vetëm eSIM.) Kontaktoni me operatorin tuaj celular për të marrë një kartë SIM dhe për të vendosur një shërbim celular.
Konfigurimi i një karte eSIM
Modelet e mbështetura iPhone mund të ruajnë në mënyrë dixhitale një eSIM të ofruar nga operatori juaj celular. Nëse operatori juaj celular mbështet eSIM Carrier Activation ose eSIM Quick Transfer, ndizni iPhone dhe ndiqni udhëzimet për të aktivizuar eSIM gjatë konfigurimit.
Nëse e keni përfunduar tashmë konfigurimin, bëni një nga sa më poshtë:
Sigurohuni që telefoni juaj iPhone të jetë i lidhur me një rrjet të disponueshëm Wi-Fi ose celular. Konfigurimi i i kartës eSIM kërkon një lidhje interneti.
Shtoni një kartë eSim duke përdorur një nga metodat e mëposhtme:
eSIM Carrier Activation: Disa operatorë mund të caktojnë një kartë të re eSIM direkt në iPhone; kontaktoni me operatorin tuaj për të nisur këtë proces. Kur të merrni njoftimin "Finish Setting Up Cellular", prekni mbi të. Ose shkoni te Settings
> Cellular, pastaj prekni Set Up Cellular ose Add eSIM.
eSIM Quick Transfer: Disa operatorë celularë mbështesin transferimin e një numri telefoni nga telefoni juaj i mëparshëm iPhone në telefonin e ri iPhone pa pasur nevojë t'i kontaktoni ata (kërkohet iOS 16 ose një version i mëvonshëm në të dyja pajisjet).
Në telefonin tuaj të ri iPhone, shkoni te Settings > Cellular, prekni Set Up Cellular ose Add eSIM, më pas prekni Transfer from Nearby iPhone ose zgjidhni një numër telefoni. Në telefonin tuaj të mëparshëm iPhone, ndiqni udhëzimet për të konfirmuar transferimin.
Shënim: Pasi numri juaj i telefonit të transferohet në telefonin tuaj të ri iPhone, ai ndalon së punuari në telefonin e mëparshëm iPhone.
Skanoni një kod QR të ofruar nga operatori juaj celular: Shkoni te Settings > Cellular, prekni Set Up Cellular ose Add eSIM dhe më pas prekni Use QR Code. (Mund të duhet të prekni Other Options në fillim.) Pozicionojeni iPhone në mënyrë të tillë që kodi QR të shfaqet në kuadër ose futni detajet manualisht. Mund t’ju kërkohet të futni një kod konfirmimi të dhënë nga operatori juaj celular.
Transferoni nga një smartfon tjetër: Nëse telefoni juaj i mëparshëm nuk është një Apple iPhone, kontaktoni me operatorin tuaj për të transferuar numrin e telefonit.
Aktivizoni shërbimin përmes aplikacionit të operatorit pjesëmarrës: Shkoni tek App Store, shkarkoni aplikacionin e operatorit celular, pastaj përdorni aplikacionin për të aktivizuar një shërbim celular.
Për të verifikuar që karta eSIM është aktivizuar, shkoni te Settings > Cellular, më pas sigurohuni që linja e re (nën eSIM) të jetë e aktivizuar.
Për hapat e zgjidhjes së problemeve, shihni artikullin Nëse nuk mund të konfiguroni një kartë eSIM në iPhone në Apple Support.
Instalimi i një karte fizike SIM
Mund të merrni një kartë nano-SIM nga një operator celular ose ta zhvendosni atë nga telefoni juaj i mëparshëm iPhone.
Shënim: Karta fizike SIM nuk mbështetet në iPhone 14 dhe modelet e mëvonshme të blera në SHBA.
Fusni një kapëse letre ose mjetin e nxjerrjes së kartës SIM në vrimën e vogël të mbajtëses së kartës SIM, pastaj shtyjeni për brenda drejt iPhone për të nxjerrë mbajtësen.
Shënim: Forma dhe orientimi i mbajtëses së kartës SIM varen nga modeli i iPhone dhe shteti ose rajoni ku ndodheni.
Hiqni mbajtësen nga iPhone.
Vendosni kartën SIM në mbajtëse. Këndi i prerë përcakton dhe orientimin e duhur.
Futeni mbajtësen sërish në iPhone.
Nëse keni konfiguruar më parë një kod PIN në kartën SIM, futni me kujdes kodin PIN kur të kërkohet.
PARALAJMËRIM: Mos u përpiqni ta hamendësoni SIM PIN. Hamendësimet e gabuara mund t'jua kyçin përgjithnjë kartën SIM dhe nuk do të keni mundësi të kryeni telefonata apo të përdorni të dhënat celulare përmes operatorit tuaj derisa të merrni kartë të re SIM. Shikoni artikullin e Ndihmës së Apple Përdorimi i kodit PIN të kartës SIM për iPhone ose iPad.
Konvertimi i një karte fizike SIM në një eSIM
Nëse operatori juaj celular e mbështet atë, mund ta konvertoni një SIM fizike në një eSIM në një model të mbështetur iPhone.
Shkoni te Settings
> Cellular, prekni Set Up Cellular ose Add eSIM, më pas zgjidhni numrin e telefonit me një kartë SIM fizike.
Prekni Convert to eSIM dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
E rëndësishme: Ofrimi i kapaciteteve celulare varet nga rrjeti me valë, nga modeli i iPhone tuaj dhe nga vendndodhja juaj.
Kini parasysh tarifat përkatëse për të dhënave, zërin dhe roamingun kur administroni planet celulare, sidomos kur udhëtoni me iPhone me vete. Shikoni Shfaqja ose ndryshimi i cilësimeve të të dhënave celulare.
Disa operatorë jua lejojnë shkyçjen e iPhone për përdorim me një operator tjetër (mund të ketë tarifa shtesë). Kontaktoni kompaninë tuaj telefonike për autorizim dhe informacion konfigurimi. Shikoni artikullin Si të shkyçni iPhone për përdorim me një operator tjetër te Ndihma e Apple.