Shtimi i një etikete AirTag te Find My në iPhone
Mund të regjsitroni një etiketë AirTag tek Apple ID me anë të telefonit tuaj iPhone. Kur e lidhni atë me një artikull të përditshëm, si p.sh. një zinxhir ose çantë shpine, mund të përdorni aplikacionin Find My për ta gjetur në rast se humb ose e harroni.
Mund të merrni po ashtu njoftime nëse e harroni AirTag. Shikoni Caktoni sinjalizimet e largimit në rast se e harroni një AirTag ose një artikull te Find My në iPhone.
Mund të shtoni po ashtu produkte të mbështetura të palëve te Find My. Shikoni Shtimi ose përditësimi i një artikulli të një pale të tretë te Find My në iPhone.
Shtimi i një etikete AirTag
Shkoni tek ekrani Home Screen në iPhone.
Hiqni kapësen e baterisë nga AirTag (nëse ka) dhe më pas mbajeni afër telefonit tuaj iPhone.
Prekni Connect në ekranin e telefonit tuaj iPhone.
Zgjidhni një emër nga lista ose zgjidhni Custom Name për të shkruar një emër dhe zgjidhni një emoji, më pas prekni Continue.
Prekni Continue për ta regjistruar artikullin me Apple ID dhe më pas prekni Finish.
Mund të regjistroni po ashtu një AirTag në aplikacionin Find My. Prekni , pastaj zgjidhni Add AirTag.
Nëse artikulli është regjistruar në Apple ID të dikujt tjetër, ai peson duhet ta heqë atë para se të mund ta shtoni. Shikoni Heqja e një AirTag ose një artikulli tjetër nga Find My në iPhone.
Ndryshimi i emrit ose emojit të një AirTag
Prekni Items në fund të ekranit, pastaj prekni AirTag për të cilën dëshironi të ndryshoni emrin ose emoji-n.
Prekni Rename Item.
Zgjidhni një emër nga lista ose zgjidhni Custom Name për të shkruar një emër dhe zgjidhni një emoji.
Prekni Done.
Shfaqja e më shumë detajeve për një AirTag
Kur regjistroni një AirTag në Apple ID personale, mund të shikoni më shumë detaje për të në aplikacionin Find My.
Prekni Items në fund të ekranit dhe më pas prekni Airtags për të cilën dëshironi të shikoni më shumë detaje.
Prekni emrin e AirTag për të parë numrin serial dhe versionin e firmuerit.
Nëse niveli i baterisë është i ulët, një mesazh shfaqet poshtë vendndodhjes së AirTag. Mund të shihni gjithashtu një tregues të baterisë së ulët pranë emrit të AirTag në listën e artikujve.