Mbajtja e kartave dhe lejekalimeve tek Wallet në iPhone
Përdorni aplikacionin Wallet për t'i mbajtur kartat dhe lejekalimet në një vend të përshtatshëm për akses të lehtë.

Në Wallet mund të ruhen sa më poshtë dhe më shumë:
Kartat për Apple Pay, duke përfshirë Apple Card dhe Apple Cash; shikoni Konfigurimi i Apple Pay
Kartat e transportit publik; shikoni Pagesa për transportin publik
Çelësat dixhitalë; shikoni Shkyçja e shtëpisë, makinës dhe dhomës së hotelit
Leja e drejtimit të automjetit ose dokumenti shtetëror i identifikimit; shikoni Përdorimi i lejes së drejtimit të automjetit ose dokumentit shtetëror të identifikimit
Kartat identifikuese të punonjësve; shikoni Aksesi në vendin tuaj të punës
Kartat e identitetit të studentëve; shikoni Përdorimi i kartave të identitetit të studentëve
Kartat e shpërblimeve, lejekalimet dhe biletat për organizime; shikoni Shtimi dhe menaxhimi i lejekalimeve
Regjistrat e imunizimit; shikoni Përdorimi i kartave të vaksinimit