Përdorimi i kartave të vaksinimit të COVID-19 tek Wallet në iPhone
Nëse shtoni një regjistrim të verifikueshëm të vaksinimit kundër COVID-19 (i disponueshëm në vende dhe rajone të caktuara) në aplikacionin Health , mund ta shfaqni me shpejtësi kartën e vaksinimit në aplikacionin Wallet
.
Shtimi i një karte vaksinimi tek Wallet
Kryeni një nga më poshtë:
Shkarkoni një regjistrim të verifikueshëm të vaksinimit për COVID-19 nga një autoritet ose ofrues pjesëmarrës i kujdesit shëndetësor dhe më pas prekni Add to Wallet & Health.
Nëse keni tashmë një regjistrim të verifikueshëm të vaksinimit për COVID-19 nga një autoritet ose ofrues i mbështetur i kujdesit shëndetësor në aplikacionin Health, prekni regjistrimin dhe më pas prekni Add to Wallet.
Shënim: Nëse keni një Apple Watch të çiftuar me telefonin tuaj iPhone, karta e vaksiimit shtohet po ashtu dhe është e arritshme nga ora juaj Apple Watch (watchOS 8 dhe versione të mëvonshme). Shikoni Përdorimi i kartave të vaksinimit tek Wallet në Apple Watch në Udhëzuesin e përdorimit të Apple Watch.
Paraqitja e një karte vaksinimi
Klikoni dy herë në butonin anësor (në iPhone me Face ID) ose klikoni dy herë në butonin Home (modelet e tjera të iPhone).
Në grupin e Wallet, prekni kartën e vaksinimit. Nëse kërkohet, verifikohuni me Face ID, Touch ID ose kodin tuaj të kalimit.
Shënim: Karta juaj e vaksinimit mund të përmbajë informacione delikate si p.sh. ditëlindjen tuaj. Për të rishikuar informacionet e ruajtura në kartën tuaj, prekni
.
Paraqitni kodin QR te lexuesi. Mund t'ju kërkohet të verifikoni identitetin tuaj duke paraqitur një dokumenti identifikimi me fotografi si p.sh. lejen e drejtimit të automjetit.
Menaxhimi ose heqja e një karte vaksinimi
Prekni kartën e vaksinimit, prekni dhe më pas kryeni një nga më poshtë:
Shikoni detajet e imunizimit: Prekni Open për të parë informacionet në aplikacionin Health
.
Hiqni kartën: Prekni Remove Pass.
Shënim: Heqja e një karte vaksinimi nga Wallet nuk e heq regjistrimin përkatës të vaksinimit nga aplikacioni Health. Sidoqoftë, nëse keni një orë Apple Watch të çiftuar me iPhone, karta e vaksinimit hiqet nga Apple Watch.