Shtimi apo ndryshimi i tastierave në iPhone
Mund të aktivizoni ose të çaktivizoni funksionet e të shkruarit, si p.sh. Kontrolli drejtshkrimor; të shtoni tastiera për të shkruar në gjuhë të ndryshme; si dhe të ndryshoni strukturën e tastierës në ekran ose të tastierës me valë.
Nëse keni shtuar tastiera për gjuhë të tjera, mund të shkruani në dy gjuhë pa qenë nevoja të ndërroni tastierat. Tastiera ndërrohet automatikisht mes dy gjuhëve në të cilat shkruani më shpesh. (Nuk është i disponueshëm për të gjitha gjuhët.)
Shtimi ose heqja e një tastiere për një gjuhë tjetër
Shkoni te Settings
> General > Keyboard.
Prekni Keyboards, pastaj kryeni një nga më poshtë:
Shtimi i një tastiere: Prekni Add New Keyboard, pastaj zgjidhni një tastierë nga lista. Përsërisni për të shtuar tastiera të tjera.
Heqja e një tastiere: Prekni Edit, prekni
pranë tastierës që dëshironi të hiqni, prekni Delete, pastaj prekni Done.
Risistemimi i listës së tastierës: Prekni Edit, tërhiqni
pranë tastierës në një vend të ri në listë, pastaj prekni Done.
Nëse shtoni një tastierë për një gjuhë tjetër, gjuha përkatëse shtohet automatikisht te lista Preferred Language Order. Mund ta shfaqni këtë listë dhe t'i shtoni gjuhët drejtpërdrejt në të te Settings > General > Language & Region. Mund dhe ta rirendisni listën për të ndryshuar se si e shfaqin tekstin aplikacionet dhe faqet e internetit.
Kalimi te një tastierë tjetër
Kur shkruani tekstin, prekni e mbani
ose.
Prekni emrin e tastierës ku dëshironi të kaloni.
Mund dhe të prekni për të kaluar nga njëra tastierë në tjetrën. Vazhdoni të prekni për të pasur akses në tastierat e tjera të mundësuara.
Mund të ndërroni po ashtu mes Magic Keyboard dhe tastierave të tjera.
Caktimi i një strukture alternative për një tastierë
Mund të përdorni një strukturë alternative që nuk përputhet me tastet në tastierën tuaj.
Shkoni te Settings
> General > Keyboard > Keyboards.
Prekni një gjuhë në krye të ekranit, pastaj zgjidhni një strukturë alternative nga lista.