Kërkimi për muzikë në iPhone
Duke përdorur Search në aplikaconin Music , mund të shfletoni me shpejtësi në kategoritë e muzikës, të shikoni kërkimet më të fundit dhe të kërkoni tek Apple Music ose biblioteka juaj.
Shënim: Jo të gjitha veçoritë janë të disponueshme në Apple Music Voice Plan. Për më shumë informacione, shikoni artikullin Si të përdorni Apple Music Voice të Apple Support.
Prekni Search, pastaj kryeni njërën nga sa më poshtë:
Prekni një kategori si p.sh. Pop ose Fitness.
Prekni fushën e kërkimit, pastaj prekni diçka që e keni zgjedhur së fundi kur keni kërkuar, p.sh. një këngë ose artist.
Prekni fushën e kërkimit, prekni Apple Music, pastaj futni një këngë, artist, album, listë këngësh, shfaqje ose episod në radio, stacion, video, kategori, përzgjedhës, prodhues muzikor ose profil.
Prekni fushën e kërkimit, prekni Your Library, pastaj futni një këngë, album, listë këngësh, artist, video, kompilim ose kompozitor.
Prekni një rezultat për ta luajtur.
Mund të kërkoni për një këngë në Apple Music sipas tekstit të saj. Në fushën e kërkimit, vendosni disa nga fjalët që mbani mend për të gjetur këngën.
Siri: Thoni diçka si: “Play the song with the lyrics” dhe pastaj thoni një frazë kyçe nga teksti. Mësoni si të përdorni Siri.
