Përdorimi i llogarive të tjera të kontaktit në iPhone
Mund të përfshini kontakte nga llogari të tjera në aplikacionin Contacts .
Përdorimi i kontakteve në iCloud
Shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni Contacts.
Përdorimi i kontakteve në Google
Shkoni te Settings
> Contacts > Accounts, pastaj prekni Google.
Identifikohuni në llogarinë tuaj, pastaj aktivizoni Contacts.
Shtimi i kontakteve nga një llogari tjetër
Shkoni te Settings
> Contacts > Accounts, pastaj prekni Add Account
Zgjidhni një llogari, identifikohuni në të, pastaj aktivizoni Contacts.
Hapja e një liste të përgjithshme adresash të Microsoft Exchange
Shkoni te Settings
> Contacts > Accounts, pastaj prekni Exchange.
Identifikohuni në llogarinë tuaj të Exchange, pastaj aktivizoni Contacts.
Konfigurimi i një llogarie LDAP ose CardDAV për të hapur direktoritë e kompanive ose të shkollave
Shkoni te Settings
> Contacts > Accounts > Add Account, pastaj prekni Other.
Prekni Add LDAP Account ose Add CardDAV Account, pastaj vendosni informacionin e llogarisë.
Mbajtja e kontakteve të përditësuara nëpër pajisje
Për t’i mbajtur informacionet e kontakteve tuaja të përditësuara në të gjitha pajisjet ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID, ju mund të përdorni iCloud.
Shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni Contacts.
Si alternativë, mund të sinkronizoni informacionin mes iPhone dhe Mac ose Windows PC për ta mbajtur informacionin tuaj të përditësuar mes iPhone dhe kompjuterit tuaj. Shikoni Sinkronizoni përmbajtjen e mbështetur.
Nëse përdorni iCloud për Contacts, kontaktet tuaja mbahen të përditësuara automatikisht, dhe nuk shfaqen opsione për t’i sinkronizuar ato me kompjuterin tuaj.
Importimi i kontakteve nga karta SIM (GSM)
Shkoni te Settings > Contacts > Import SIM Contacts.
Importimi i kontakteve nga një vCard
Prekni një bashkëngjitje .vcf në një email apo mesazh.
Shtimi i një kontakti nga një direktori
Prekni Lists, pastaj prekni direktorinë GAL, CardDAV ose LDAP që dëshironi të kërkoni.
Prekni Done, pastaj vendosni kërkimin tuaj.
Prekni emrin e personit për të ruajtur informacionet e tij te kontaktet tuaja.
Shfaqja ose fshehja e një liste
Prekni Lists, prekni Edit, pastaj zgjidhni listat që dëshironi të shikoni.
Ky buton shfaqet vetëm nëse keni më shumë se një burim kontaktesh.