Përdorimi dhe personalizimi i Control Center në iPhone
Control Center në iPhone ju ofron hapje të shpejtë të komandave të dobishme - duke përfshirë modalitetin e avionit, Do Not Disturb, elektrik dore, volumin, ndriçimin e ekranit - dhe aplikacione.
Hapja e Control Center
Në iPhone me Face ID: Rrëshqitni poshtë nga pjesa e sipërme djathtas. Për të mbyllur Control Center, rrëshqitni lart nga pjesa e poshtme.
Në iPhone me buton Home: Rrëshqitni lart nga fundi. Për të mbyllur Control Center, rrëshqitni poshtë ose shtypni butonin Home.
Hapja e komandave të tjera te Control Center
Shumë komanda ofrojnë opsione shtesë. Për të parë opsionet e mundshme, prekni e mbani një komandë. Për shembull, mund të bëni sa më poshtë te Control Center:
Të prekni e mbani grupin e sipërm majtas të komandave, pastaj të prekni
për të hapur opsionet e AirDrop.
Të prekni e mbani
për të shkrepur një autoportret, një foto apo një video.
Shtimi dhe organizimi i komandave
Control Center mund ta përshtatni duke shtuar komanda e shkurtore të mëtejshme për shumë aplikacione, si p.sh. Calculator, Notes, Voice Memos etj.
Shkoni te Settings
> Control Center.
Për të shtuar apo hequr komanda, prekni
ose
pranë një komande.
Për të risistemuar kontrollet, prekni
pranë një kontrolli, pastaj zvarriteni në një pozicion të ri.
Shkëputja e përkohshme nga një rrjet Wi-Fi
Te Control Center, prekni ; për t'u rilidhur, prekeni sërish.
Për të parë emrin e rrjetit të lidhur Wi-Fi, prekni e mbani .
Duke qenë se Wi-Fi nuk çaktivizohet kur lidheni me një rrjet, AirPlay dhe AirDrop vazhdojnë të funksionojnë, dhe iPhone bashkohet me rrjetet e njohura kur ndryshoni vendndodhjet ose rinisni iPhone. Për të çaktivizuar Wi-Fi, shkoni te Settings > Wi-Fi. (Për të aktivizuar sërish Wi-Fi te Control Center, prekni
.) Për informacion rreth aktivizimit ose çaktivizimit të Wi-Fi te Control Center gjatë kohës që jeni në Airplane Mode, shikoni Zgjedhja e cilësimeve të iPhone për udhëtim.
Shkëputja e përkohshme nga pajisjet me Bluetooth
Te Control Center, prekni ; për të lejuar lidhjet, prekeni sërish butonin.
Duke qenë se Bluetooth nuk çaktivizohet kur shkëputeni nga pajisjet, saktësia e vendndodhjes dhe shërbimet e tjera janë ende të aktivizuara. Për ta çaktivizuar Bluetooth, shkoni te Settings > Bluetooth, pastaj çaktivizoni Bluetooth. Për të aktivizuar sërish Bluetooth te Control Center, prekni
. Për informacion rreth aktivizimit ose çaktivizimit të Bluetooth te Control Center gjatë kohës që jeni në Airplane Mode, shikoni Zgjedhja e cilësimeve të iPhone për udhëtim.
Çaktivizimi i aksesit në Control Center tek aplikacionet
Shkoni te Settings > Control Center, pastaj çaktivizoni Access Within Apps.