Përdorni AirPlay për të transmetuar video ose për të pasqyruar ekranin e telefonit tuaj iPhone
Mund të përdorni AirPlay për të transmetuar video, fotografi dhe audio nga telefoni juaj iPhone në një kompjuter Mac ose televizor në afërsi. Mund të pasqyroni gjithashtu me saktësi atë që është në ekranin e telefonit tuaj iPhone.
Konfigurimi i një kompjuteri Mac për të lejuar transmetimin nga iPhone
Në një kompjuter Mac, kryeni një nga më poshtë:
macOS 13 ose version të mëvonshëm: Zgjidhni menynë e Apple
> System Settings dhe më pas kilikoni te General në shiritin anësor. (Mund të duhet të lëvizni poshtë.) Klikoni tek AirDrop & Handoff në të djathtë, më pas aktivizoni AirPlay Receiver.macOS 12.5 ose versione më të hershme: Zgjidhni menynë Apple
> System Preferences, klikoni Sharing, më pas zgjidhni dhe aktivizoni AirPlay Receiver.
Zgjidhni një opsion për “Allow AirPlay for":
Për të lejuar vetëm pajisjet ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID si në kompjuterin Mac për të transmetuar te Mac, zgjidhni “Current user".
Për të lejuar të tjerët, zgjidhni “Anyone on the same network” ose “Everyone”.
Për të kërkuar një fjalëkalim për përdorimin e AirPlay me Mac, zgjidhni një opsion dhe më pas futni fjalëkalimin në fushën e tekstit.
Nëse zgjidhni opsionin “Anyone on the same network” ose “Everyone”, dhe dikush është identifikuar në pajisjen e vet me një Apple ID të ndryshme nga ajo në Mac, një kërkesë e AirPlay kërkon fillimisht pranimin në kompjuterin Mac dhe verifikimin në pajisjen tjetër. Në Mac, pranoni kërkesën e AirPlay. Nëse kompjuteri Mac shfaq një kod të AirPlay, futni kodin në pajisjen tjetër.
Transmetoni fotografi ose video nga telefoni juaj iPhone në një kompjuter Mac ose televizor
Lidheni telefonin tuaj iPhone me të njëjtin rrjet Wi-Fi si Apple TV 4K
, një televizor inteligjent i përputhshëm me AirPlay ose një kompjuter Mac.
Gjeni videon që dëshironi të transmetoni.
Prekni AirPlay
. Në disa aplikacione, mund t'ju duhet fillimisht të prekni një buton tjetër. Për shembull, në aplikacionin Photos
, prekni Share
, më pas prekni AirPlay.
Zgjidhni kompjuterin Mac ose televizorin tuaj nga lista.
Për të ndryshuar destinacionin e luajtjes, zgjidhni një opsion tjetër të AirPlay në ekranin e iPhone.
Për të shfaqur kontrollet e luajtjes së video në kompjuterin Mac, lëvizeni treguesin mbi videon që luhet në ekranin e kompjuterit Mac.
Për të ndaluar transmetimin, prekni AirPlay në aplikacionin nga i cili po transmetoni, më pas prekni telefonin tuaj iPhone në listë.
Përdorimi i AirPlay në dhomën tuaj të hotelit
Nëse qëndroni në një dhomë hoteli me një televizor që mbështet AirPlay, mund ta përdorni atë për të shfaqur filma, shfaqje televizive, për të dëgjuar muzikë etj. nga telefoni juaj iPhone (iOS 17.3 ose version i mëvonshëm).
Nëse nuk është ndezur tashmë,ndizni televizorin e dhomës dhe lokalizoni kodin QR të AirPlay.
Hapni Camera
, skanoni kodin QR me kamerën e telefonit iPhone dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran për t’u lidhur me Wi-Fi të hotelit (nëse nuk jeni lidhur tashmë) dhe televizorin e dhomës.
Përdorni telefonin iPhone për të shfaqur përmbajtjet në ekranin e televizorit. Mund të kryeni një nga më poshtë:
Shfaqja e një filmi ose shfaqjeje televizive: Gjeni videon që dëshironi të transmetoni, prekni te
dhe më pas zgjidhni televizorin e hotelit si destinacionin tuaj të luajtjes.
Shikoni fotografitë ose videot: Hapni aplikacionin Photos
, prekni
, prekni
dhe më pas zgjidhni televizorin e hotelit si destinacionin tuaj të luajtjes.
Luani audion: Hapni një aplikacion të audios si p.sh. Music
, prekni
dhe më pas zgjidhni televizorin e hotelit si destinacionin tuaj të luajtjes.
Pasqyroni ekranin e telefonit iPhone: Hapni Control Center, prekni
dhe më pas zgjidhni televizorin e hotelit si destinacionin tuaj të luajtjes.
Për të ndaluar transmetimin ose pasqyrimin, prekni butonin AirPlay ose butoni i pasqyrimit (
,
ose
) në telefonin tuaj iPhone, më pas prekni telefonin tuaj iPhone në listë ose prekni Stop Mirroring.
Shënim: AirPlay në hotele është i disponueshëm në shtete dhe rajone të caktuara.
Pasqyrimi i telefonit tuaj iPhone në një Mac or televizor
Lidheni telefonin tuaj iPhone me të njëjtin rrjet Wi-Fi si Apple TV 4K, një televizor inteligjent i përputhshëm me AirPlay ose një kompjuter Mac.
Hapni Control Center në iPhone.
Prekni
dhe më pas zgjidhni kompjuterin Mac ose televizorin si destinacionin e luajtjes.
Për t'u kthyer, hapni Control Center, më pas prekni dhe më pas prekni Stop Mirroring.
Luajtja e audios nga iPhone në një Mac ose televizor
Në iPhone, hapni një aplikacion të audios (si p.sh. Podcasts
ose Music
) dhe më pas zgjidhni një artikull për luajtje.
Prekni
, pastaj zgjidhni një destinacion luajtjeje.
Për të zgjedhur destinacionin e luajtjes, mund të prekni po ashtu në Lock Screen ose në Control Center.
Shënim: Përdorimi i AirPlay për të transmetuar në një kompjuter Mac kërkon iPhone 7 ose një version më të ri, bashkë me një kompjuter të mbështetur Mac.
Modelet më të vjetra të iPhone mund të ndajnë përmbajtje me një rezolucion më të ulët me modelet e mbështetura të kompjuterëve Mac kur menyja "Allow AirPlay for" në preferencat e Sharing është caktuar si “Everyone” ose “Anyone on the same network”.