Spastrimi i iPhone
Kur fshini të dhënat, ato nuk shfaqen më në aplikacionet në iPhone, por nuk spastrrohen nga hapësira ruajtëse e iPhone. Për të hequr përgjithmonë të gjithë përmbajtjen dhe cilësimet tuaja nga iPhone, fshini (fspastroni) telefonin tuaj iPhone. Për shembull, spastroni iPhone përpara se ta shisni, dhuroni apo tregtoni.
Ka dy mënyra për ta spastruar iPhone: duke përdorur Settings në iPhone ose duke e lidhur iPhone me një kompjuter me një kabllo USB dhe duke përdorur Finder ose iTunes. Metoda me Settings është më e thjeshta. Nëse nuk jeni në gjendje të hapni Settings, duhet të lidhni iPhone me një kompjuter dhe të përdorni Finder ose iTunes.
Përpara se të filloni
Nëse keni ndërmend ta shisni iPhone, ta tregtoni ose ta dhuroni, shihni artikullin e Apple Support Çfarë duhet të bëni përpara se të shisni, dhuroni ose tregtoni pajisjen iPhone, iPad ose iPod touch për hapat që duhen marrë përpara se ta spastroni iPhone.
Për të ruajtur përmbajtjen dhe cilësimet tuaja, bëni kopje rezervë të iPhone pak përpara se ta spastroni ose kur t'ju jepet opsioni gjatë procesit të spastrimit. Mund të përdorni kopjen rezervë për të rivendosur më vonë të dhënat tuaja në një iPhone ose iPad të ri.
Bëni gati kodkalimin e iPhone. Nëse nuk e mbani mend, shihni artikullin Nëse keni harruar kodkalimin në iPhone ose nëse iPhone është i çaktivizuar tek Apple Support.
Bëni gati fjalëkalimin tuaj të Apple ID. Nëse nuk e mbani mend, shihni faqen e internetit Recover your Apple ID".
Nëse e keni marrë iPhone nga dikush tjetër dhe ai është ende i lidhur me Apple ID-në e tij, kthejani atij dhe kërkojini të ndjekin udhëzimet në artikullin Çfarë duhet të bëni përpara se të shisni, dhuroni ose tregtoni iPhone, iPad ose iPod touch tek Apple Support. Përndryshe, nuk do të mund ta spastroni atë.
Përdorni Settings për të spastruar iPhone
Shkoni te Settings
> General > Transfer or Reset iPhone.
Kryeni një nga më poshtë:
Përgatitni përmbajtjen dhe cilësimet tuaja për t'i transferuar në një iPhone të ri: Prekni Get Started, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran. Kur të përfundoni, kthehuni te Settings > General > Transfer or Reset iPhone dhe më pas prekni Erase All Content and Settings.
Spastroni të gjitha të dhënat tuaja nga iPhone: Prekni Erase All Content and Settings.
Përdorni një kompjuter për të spastruar iPhone
Mund të përdorni një Mac ose Windows PC për të spastruar të gjitha përmbajtjet dhe cilësimet nga iPhone, për të rivendosur iPhone në cilësimet e fabrikës dhe për të instaluar versionin më të fundit të iOS.
Lidheni iPhone me kompjuterin tuaj me një kabllo USB ose USB-C. Gjithashtu mund të keni nevojë për një përshtatës. Shikoni Lidhja e iPhone dhe kompjuterit me një kabllo.
Ndizni iPhone.
Kryeni një nga më poshtë:
Në një Mac (me macOS 10.15 ose version të mëvonshëm): Klikoni ikonën Finder në Dock për të hapur një dritare të Finder, klikoni butonin iPhone në shiritin anësor të Finder (nën Locations), klikoni General në krye të dritares, pastaj klikoni Restore iPhone.
Në një Mac (macOS 10.14 ose më i hershëm) ose një kompjuter Windows: Sigurohuni që keni versionin më të fundit të iTunes (shikoni artikullin Përditësoni në versionin më të fundit të iTunes ) tek Apple Support. Hapni iTunes, klikoni te butoni i iPhone pranë pjesës së sipërme majtas të dritares së iTunes, klikoni te Summary dhe më pas klikoni te Restore iPhone.
Për hapat e zgjidhjes së problemeve, shikoni artikullin Nëse nuk mund ta përditësoni ose rivendosni iPhone tek Apple Support.