Shfletimi në ueb me Safari në iPhone
Në aplikacionin Safari , mund të shfletoni në ueb, të shikoni sajtet e uebit, të shikoni paraprakisht lidhjet e sajteve të uebit, të përktheni faqet e uebit dhe ta shtoni aplikacionin Safari përsëri te Home Screen nëse hiqet. Identifikohuni në iCloud me të njëjtën Apple ID në disa pajisje për t'i mbajtur të përditësuara në të gjitha pajisjet skedat tuaja të hapura, faqeshënuesit, historinë dhe Reading List.

Shikimi i sajteve të uebit me Safari
Mund të shfletoni me lehtësi në një faqe me pak prekje.
Kthehuni në krye: Prekni dy herë cepin e sipërm të ekranit për t'u kthyer shpejt në pjesën e sipërme të një faqeje të gjatë.
Shikoni më shumë nga faqja: Kthejeni iPhone në orientimin horizontal.
Rifreskoni faqen: Tërhiqeni poshtë nga kreu i faqes.
Ndani lidhjet: Në fund të faqes, prekni
.
Pamja paraprake e lidhjeve të sajteve të uebit
Prekni e mbani një lidhje në Safari për të parë një shqyrtim të lidhjes pa e hapur faqen. Për ta hapur lidhjen, prekni pamjen paraprake ose zgjidhni Open.
Për ta mbyllur shqyrtimin dhe për të qëndruar në faqen aktuale, prekni kudo jashtë pamjes paraprake.

Përkthimi i një faqeje uebi ose imazhi
Kur shikoni një faqe uebi ose imazh që është në një gjuhë tjetër, mund të përdorni Safari për të përkthyer tekstin (nuk disponohet në të gjitha gjuhët ose rajonet).
Prekni dhe më pas prekni
(nëse përkthimi është i disponueshëm).
Shtimi i Safari përsëri në Home Screen
Nëse nuk e shikoni Safari në Home Screen, muind ta gjeni atë tek App Library dhe ta shtoni përsëri.
Në Home Screen, rrëshqitni shpejt majtas derisa të shikoni App Library.
Futni "Safari" në fushën e kërkimit.
Mbani të shtypur
dhe më pas prekni Add to Home Screen.