Përdorimi i SharePlay për të shikuar, dëgjuar dhe luajtur së bashku në FaceTime në iPhone
Me SharePlay në aplikacionin FaceTime , mund të transmetoni shfaqje televizive, filma dhe muzikë në sinkronizim me shokët dhe familjen tuaj ndërkohë që jeni së bashku në një telefonatë të FaceTime. Shijoni një lidhje në kohë reale me të tjerët në telefonatë - me luajtjen e sinkronizuar dhe kontrollet e ndara, të gjithë shikoni dhe dëgjoni të njëjtat momente në të njëjtën kohë. Me volumin inteligjent, audioja e medias rregullohet në mënyrë dinamike, kështu që mund të vazhdoni të bisedoni ndërkohë që shikoni ose dëgjoni. Gjithashtu mund të luani lojëra të mbështetura me shumë lojtarë në Game Center me miqtë gjatë një telefonate të FaceTime.
Këshillë: Mund të nisni SharePlay menjëherë duke mbajtur së bashku dy iPhone. (Shikoni Filloni një sesion të SharePlay duke mbajtur dy telefona iPhone afër njëri-tjetrit.)
SharePlay mund të përdoret gjithashtu në aplikacione të tjera gjatë një telefonate në FaceTime. Për të parë se cilat aplikacione mund të përdoren për SharePlay gjatë një telefonate, prekni , më pas lëvizni nëpër aplikacionet nën Apps for SharePlay.
Shënim: Disa aplikacione që mbështesin SharePlay kërkojnë një abonim. Për të parë një film ose shfaqje televizive së bashku, çdo pjesëmarrës duhet të ketë akses në përmbajtjet në pajisjen e vet, qoftë nëpërmjet një abonimi ose blerjeje, në një pajisje që plotëson kërkesat minimale të sistemit. SharePlay mund të mos e mbështesë ndarjen e disa filmave ose shfaqjeve televizive në shtete ose rajone të ndryshme. FaceTime, disa veçori të FaceTime dhe shërbime të tjera të Apple mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet.
Shikoni video së bashku gjatë një telefonate të FaceTime
Mund të shikoni filma dhe shfaqje televizive gjatë një telefonate të FaceTime në sinkronizim me shokët dhe familjen tuaj.

Filloni një telefonatë në aplikacionin FaceTime
në iPhone.
Prekni
dhe më pas prekni një aplikacion nën Listen and Play Together (p.sh. aplikacioni Apple TV
)
Si alternativë, mund të shkoni te Home Screen dhe më pas të hapni një aplikacion për transmetimin e muzikës që mbështet SharePlay.
Zgjidhni një shfaqje ose film që dëshironi të shikoni, prekni butonin Play, pastaj zgjidhni Play for Everyone (nëse shfaqet) për të filluar të shikoni me të gjithë në telefonatë. (Të tjerët në telefonatë mund të duhet të prekin Join SharePlay për të parë videon.)
Për të gjithë në telefonatë që kanë akses në përmbajtje, videoja fillon të luhet në të njëjtën kohë. Personat që nuk kanë akses u kërkohet të marrin aksesin (përmes një abonimi, një transaksioni ose një prove falas, nëse është e disponueshme).
Çdo person që shikon përmbajtjen mund të përdorë kontrollet e luajtjes për ta luajtur, ndërprerë, kthyer prapa ose kaluar përpara. (Cilësimet si titrat dhe volumi kontrollohen veçmas nga secili person.)
Mund të përdorni Picture in Picture për të vazhduar të shikoni videon kur përdorni një aplikacion tjetër - për të porositur ushqime, për të kontrolluar emailin ose për të kaluar tek aplikacioni Messages për të diskutuar për videon me anë të mesazheve me tekst kur nuk dëshironi të ndërprisni zërin e filmit ose të shfaqjes televizive.
Ftoni shokët të shikojnë video së bashku nga një aplikacion i mbështetur gjatë një telefonate në FaceTime
Në një iPhone që plotëson kërkesat minimale të sistemit, mund të nisni një telefonatë të FaceTime në aplikacionin Apple TV (ose aplikacion tjetër video të mbështetur) ndërsa jeni duke shfletuar ose duke parë përmbajtje video dhe ta ndani artikullin në sinkronizim me të tjerët duke përdorur SharePlay. Të gjithë në telefonatë duhet të kenë të njëjtin lloj aksesi te përmbajtjet në pajisjen e tyre nëpërmjet një abonimi ose një blerjeje.
Në aplikacionin Apple TV (ose në një aplikacion tjetër të mbështetur të videove), gjeni një shfaqje ose një film që dëshironi ta ndani dhe më pas prekni artikullin për të shikuar detajet e tij.
Prekni
dhe më pas prekni SharePlay.
Në fushën To, futni kontaktet me të cilat dëshironi ta ndani dhe më pas prekni FaceTime.
Kur të lidhet telefonata e FaceTime, prekni Start ose Play për të filluar të përdorni SharePlay.
Për të filluar të shikojnë, marrësit prekin tek Open.
Shënim: Nëse përmbajtja kërkon një abonim, personat që nuk janë abonentët mund të abonohen para se të shikojnë.
Pasi videoja të fillojë të luhet, mund ta transmetoni atë në Apple TV. Shikoni Dërgimi i asaj që po shikoni në SharePlay tek Apple TV..
Dërgimi i asaj që po shikoni në SharePlay tek Apple TV.
Nëse keni filluar tashmë të shikoni një video së bashku në iPhone, mund ta dërgoni atë tek Apple TV për ta shijuar atë në ekranin e madh.
Në iPhone, kryeni një nga më poshtë:
Në aplikacionin e transmetimit, prekni
dhe më pas zgjidhni Apple TV si destinacionin e luajtjes.
Hapni Control Center, prekni
dhe më pas zgjidhni Apple TV si destinacionin e luajtjes.
Videoja luhet në sinkronizim në Apple TV dhe mund ta vazhdoni bisedën në iPhone.
Shikoni Shikimi së bashku me SharePlay në Udhëzuesin e përdorimit të Apple TV.
Dëgjoni muzikë së bashku gjatë një telefonate të FaceTime
Mund të mblidheni dhe të dëgjoni një album ose një listë dëgjimi të preferuar me të tjerët në një telefonatë të FaceTime. Çdo person në telefonatë që ka akses në muzikë (p.sh. përmes një abonimi, një transaksioni ose një prove falas) në një pajisje që plotëson kërkesat minimale të sistemit, mund të dëgjojë, të shikojë se çfarë vjen më pas, të shtojë këngë në një radhë të përbashkët etj.

Prekni
dhe më pas prekni një aplikacion të transmetimit të muzikës nën Listen and Play Together (p.sh. aplikacioni Apple TV
)
Si alternativë, mund të shkoni te Home Screen, pastaj hapni një aplikacion për transmetimin e muzikës që mbështet SharePlay (p.sh. aplikacionin Music
).
Zgjidhni muzikën që dëshironi të dëgjoni dhe më pas prekni butonin Play për të filluar të dëgjoni muzikën së bashku. (Të tjerët në telefonatë mund të duhet të prekin Join SharePlay për të dëgjuar muzikën.)
Për të gjithë në telefonatë që kanë akses në përmbajtje, muzika fillon të luhet në të njëjtën kohë. Personat që nuk kanë akses u kërkohet të marrin aksesin (përmes një abonimi, një transaksioni ose një prove falas, nëse është e disponueshme).
Çdo person mund t'i përdorë kontrollet e muzikës për ta vendosur në pauzë, për ta kthyer prapa, për ta kaluar përpara, për të kaluar në një pjesë tjetër të këngës ose te kënga tjetër. Dhe çdo person në telefonatë mund të shtojë këngë në radhën e ndarë.
Ftoni shokët ë dëgjojnë muzikë së bashku nga një aplikacion i mbështetur gjatë një telefonate në FaceTime
Në një iPhone që plotëson kërkesat minimale të sistemit, mund të nisni një telefonatë të FaceTime në aplikacionin Music (ose një aplikacion tjetër muzikor të mbështetur) dhe të përdorni SharePlay për të ndarë muzikën në sinkronizim me të tjerët në telefonatë. Çdo person mund t'i përdorë kontrollet e muzikës për ta vendosur në pauzë, për ta kthyer prapa, për ta kaluar përpara ose për të kaluar në një pjesë tjetër të këngës. Dhe çdo person që përdor SharePlay mund të shtojë këngë në radhën e ndarë. Personat me të cilët dëshironi të ndani muzikën duhet të kenë akses tek ajo (p.sh. nëpërmjet një abonimi).
Hapni aplikacionin Apple Music
(ose një aplikacion tjetër të mbështetur të muzikës) dhe më pas prekni te muzika që dëshironi të ndani.
Kryeni një nga më poshtë:
Prekni
pranë muzikës dhe më pas prekni SharePlay.
Prekni
në krye djathtas, prekni
dhe më pas prekni SharePlay.
Në fushën To, futni kontaktet me të cilat dëshironi ta ndani dhe më pas prekni FaceTime.
Kur të lidhet telefonata e FaceTime, prekni Start.
Për të filluar të dëgjojnë, marrësit prekin te titulli i këngës në krye të kontrolleve të FaceTime dhe më pas prekin Open. Muzika fillon të luhet në të njëjtën kohë për të gjithë në telefonatë që kanë akses te përmbajtja.
Shënim: Personave që nuk kanë akses te përmbajtja që ndani u kërkohet të marrin akses.
Luaj lojëra në Game Center me miqtë gjatë një telefonate të FaceTime
Mund të luani lojëra të mbështetura me shumë lojtarë me miqtë në Game Center në një telefonatë të FaceTime. Fillimisht duhet të konfiguroni profilin tuaj të Game Center te Settings , të shtoni miq dhe më pas gjeni dhe shkarkoni një lojë të mbështetur me shumë lojtarë për Game Center në App Store.
Gjatë një telefonate të FaceTime, hapni lojën, prekni Start SharePlay dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
SharePlay ju lejon po ashtu të stërviteni me të tjerët duke përdorur Apple Fitness+. Shikoni Stërvituni së bashku duke përdorur SharePlay në Fitness në iPhone.
Mund të ndani gjithashtu ekranin për të shfaqur aplikacionet, faqet e internetit dhe më shumë gjatë bisedës. Shikoni Ndarja e ekranit në një telefonatë të FaceTime.