Regjistroni video në modalitetin Cinematic me kamerën tuaj të iPhone
Modaliteti Cinematic zbaton një efekt të thellësisë së fushës që e mban subjektin e videos suaj të qartë ndërkohë që krijon një sfond dhe plan të parë të mjegulluar bukur. iPhone e identifikon automatikisht subjektin e videos dhe e mban atë në fokus gjatë të gjithë regjistrimit; nëse identifikohet një subjekt i ri, iPhone e lëviz automatikisht pikën e fokusit. Mund ta rregulloni po asht në mënyrë manuale pikën e fokusit ndërkohë që regjistroni, ose mund ta ndryshoni më vonë tek aplikacioni Photos.
Modaliteti Cinematic është i disponueshëm në modelet e mbështetura.
Hapni Camera dhe më pas zgjidhni modalitetin Cinematic.
Në modelet e mbështetura, mund të prekni 3 pranë 1x përpara se të regjistroni për të zmadhuar.
Në modelet e iPhone 15, mund të ndukni ekranin e iPhone për të zmadhuar dhe zvogëluar.
Për të rregulluar efektin e thellësisë së fushës, prekni
dhe më pas zvarriteni rrëshqitësin majtas ose djathtas para regjistrimit.
Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të nisur regjistrimin.
Një kornizë e verdhë në ekran tregon se personi është në fokus; një kornizë gri tregon se personi është zbuluar, por nuk është në fokus. Prekni kutinë gri për të ndryshuar fokusin; prekeni përsëri për ta kyçur fokusin në atë person.
Nëse nuk ka një person në video, prekni diku në ekran për të caktuar pikën e fokusit.
Prekni dhe mbani të shtypur ekranin për ta kyçur fokusin në një distancë të vetme.
Prekni butonin Record ose shtypni një nga butonat e volumit për të ndaluar regjistrimin.
Këshillë: Në modelet e iPhone 14 dhe të iPhone 15, mund të përdorni çelësat e shpejtë në krye të ekranit për të ndryshuar rezolucionin e videos dhe shpejtësinë e kuadrove.
Pasi të regjistroni një video në modalitetin Cinematic, mund ta hiqni ose ta ndryshoni efektin kinematografik. Shikoni Modifikoni videot në modalitetin Cinematic në iPhone.