Hapja e funksioneve nga ekrani Lock Screen në iPhone
Ekrani Lock Screen shfaqet kur aktivizoni ose zgjoni telefonin iPhone. Nga ekrani Lock Screen, mund të shihni njoftime, të hapni Camera dhe Control Center, të merrni informacion nga aplikacionet tuaja të preferuara, të kontrolloni luajtjen e medias etj.
Mund ta personalizoni ekranin Lock Screen duke zgjedhur një sfond, duke shfaqur një fotografi të preferuar, duke ndryshuar fontin e orës, duke shtuar miniaplikacione etj. Shikoni Krijoni një ekran të personalizuar Lock Screen në iPhone.

Hapja e funksioneve dhe e informacionit nga ekrani Lock Screen
Mund të hapni me shpejtësi funksionet e dobishme dhe informacionet nga ekrani Lock, edhe kur iPhone është i kyçur. Nga ekrani Lock Screen, kryeni një nga më poshtë:
Hapja e Camera: Rrëshqitni majtas. Në modelet e mbështetura, mund të mbani të shtypur
, pastaj te ngrini gishtin. (Shikoni Informacionet bazë për kamerën e iPhone.)
Hapja e Control Center: Rrëshqitni poshtë nga këndi djathtas lart (në iPhone me Face ID) ose rrëshqitni lart nga skaji i poshtëm i ekranit (në modele të tjera të iPhone). (Shikoni Përdorimi dhe personalizimi i Control Center në iPhone.)
Shikoni njoftimet e mëparshme: Rrëshqitni lart nga qendra. (Shikoni Shfaqja dhe përgjigjja ndaj njoftimeve në iPhone.)
Shikoni më shumë miniaplikacione: Rrëshqitni djathtas. (Shikoni Shtoni, modifikoni dhe hiqni miniaplikacionet në iPhone.) Mund të ndërveproni me miniaplikacionet në Home Screen dhe në ekranin bazë për të kryer detyra—për shembull, prekni mbi një artikull në miniaplikacionin Reminders për ta shpiketuar ose prekni mbi butonin Play në miniaplikacionin Podcasts për të luajtur një episod.
Kontrolli i luajtjes së medias: Përdorni komandat e luajtjes (Now Playing) në Lock Screen për të luajtur, vendosur në pauzë, për të kthyer pas ose për të lëvizur me shpejtësi përpara, mediat që luhen në iPhone. (Shikoni Shikoni dhe kontrolloni Live Activities në Lock Screen.)
Për të zgjedhur se ku mund të keni akses nga ekrani Lock Screen, shikoni Kontrolli i aksesit tek informacionet në Lock Screen në iPhone.
Shfaqja e shqyrtimeve të njoftimeve në ekranin Lock Screen
Shkoni te Settings
> Notifications.
Prekni Show Previews, pastaj prekni Always.
Zgjidhni mënyrën se si dëshironi të shfaqen njoftimet te Lock Screen:
Shikoni vetëm numrin e njoftimeve: Zgjidhni Count.
Shikoni njoftimet e grupuara në stiva sipas aplikacionit: Zgjidhni Stack.
Shikoni njoftimet në një listë: Zgjidhni List.
Mund t'i afroni gishtat mbi njoftime te Lock Screen për të ndryshuar strukturën.
Pamjet paraprake të njoftimeve mund të përfshijnë tekstin nga Messages, rreshtat nga mesazhet e Mail dhe detaje për ftesat e Calendar. Shikoni Shfaqja dhe përgjigjja ndaj njoftimeve në iPhone.
Shikoni dhe kontrolloni Live Activities në Lock Screen
Mund t'i shikoni Live Activities në ekranin Lock Screen, duke përfshirë përditësime direkte për sportet, përditësime për porositë dhe median që luan, kështu që mund t'i ndiqni drejtpërdrejt në ekranin Lock Screen edhe kur nuk mund ta shikoni të gjithë ngjarjen.
Kur luani muzikë, një film ose media të tjera në iPhone, mund të përdorni kontrollet e luajtjes (Now Playing) në ekranin Lock Screen për të luajtur, për të ndaluar, për të kthyer prapa dhe për të kaluar shpejt përpara.
Mund të kontrolloni gjithashtu luajtjen e medias në një pajisje në distancë (si p.sh. Apple TV ose HomePod) nga ekrani Lock Screen i iPhone.
