Merrni telefonata të FaceTime në iPhone
Përgjigjjuni një telefonate FaceTime
Kur vjen një telefonatë e FaceTime, bëni një nga sa vijon:
Merrni telefonatën: Zvarritni rrëshqitësin ose prekni Accept.
Refuzoni telefonatën: Prekni Decline ose
.
Caktoni një rikujtesë për të kthyer telefonatën: Prekni Reind Me.
Dërgojini një mesazh me tekst telefonuesit: Prekni Message.
Nëse jeni në një telefonatë tjetër kur ju vjen një telefonatë me video e FaceTime, në vend të Accept do të shikoni opsionin End & Accept, i cili mbyll telefonatën e mëparshme dhe ju lidh me telefonatën hyrëse.
Këshillë: Mund të bëni që Siri të njoftojë për telefonatat hyrëse, të cilat mund t'i pranosh ose t'i refuzosh me anë të zërit tënd.
Dëgjoni një mesazh me video ose Live Voicemail
Nëse humbisni një telefonatë hyrëse me video dhe telefonuesi lë një mesazh me video, ju merrni një njoftim për mesazhin me video, të cilin mund ta prekni për ta parë. Mund të merrni mesazhe me video vetëm nga kontaktet e ruajtura, personat që keni telefonuar dhe personat e sugjeruar nga Siri.
Nëse humbisni një telefonatë hyrëse me audio dhe keni të aktivizuar postën zanore të drejtpërdrejtë te Settings > Phone, telefonuesit i kërkohet të lërë një postë zanore. Mund të shikoni një transkriptim në kohë reale të postës zanore dhe t’i përgjigjeni telefonatës kur ju lënë një mesazh. Shikoni Aktivizoni Live Voicemail.
Pasi telefonuesi të lërë një mesazh me video ose postë zanore, një lidhje për të shfaqet në historikun tuaj të telefonatave të FaceTime, pikërisht poshtë telefonatës së tij.

Shënim: Live Voicemail është e disponueshme vetëm në anglisht në SHBA (duke përjashtuar Porto-Rikon) dhe Kanadanë.
Fshirja e një thirrjeje nga historiku i thirrjeve
Hapni aplikacionin FaceTime , rrëshqitni majtas mbi telefonatën në historikun e telefonatave, pastaj shtypni
.