Organizimi i skedarëve dhe i dosjeve te Files në iPhone
Tek aplikacioni Files , organizoni dokumente, figura dhe skedarë të tjerë në dosje.
Krijimi i një dosjeje
Hapni një vendndodhje ose një dosje ekzistuese.
Prekni
dhe më pas prekni New Folder.
Shënim: Nëse nuk e shikoni New Folder, nuk mund të krijoni dosje në atë vend.
Riemërtimi, kompresimi dhe kryerja e ndryshimeve të tjera në një skedar apo dosje
Prekni e mbani skedarin ose dosjen, pastaj zgjidhni një opsion: Copy, Duplicate, Move, Delete, Rename ose Compress.
Për të modifikuar disa skedarë ose dosje njëherësh, prekni , prekni Select, prekni përzgjedhjet tuaja, pastaj prekni një opsion në fund të ekranit.
Shënim: Disa opsione mund të mos ofrohen në varësi të elementit që zgjidhni; për shembull, nuk mund të fshini apo të lëvizni një bibliotekë aplikacionesh (një dosje të etiketuar me emrin e aplikacionit).
Etiketimi i një skedari ose dosjeje
Prekni e mbani skedarin ose dosjen, prekni Tags, pastaj prekni një ose më shumë etiketa.
Prekni Done.
Për të gjetur artikuj të etiketuar, prekni Browse, pastaj prekni një artikull nën Tags.
Për të hequr një etiketë, prekeni sërish.
Shënimi i një dosjeje si të preferuar
Prekni e mbani dosjen, pastaj prekni Favorite.
Për të gjetur Favorites, prekni Browse.