Marrja e aplikacioneve tek App Store në iPhone
Tek aplikacioni App Store mund të zbuloni aplikacione të reja, artikujt e spikatur, këshilla dhe sugjerime dhe ngjarje në aplikacione.
Shënim: Ju nevojitet një lidhje me internetin dhe një Apple ID për të përdorur App Store. Ofrimi i App Store dhe i Apple Arcade ndryshon sipas shtetit ose rajonit. Shihni artikullin e Apple Support Availability of Apple Media Services.
Gjetja e aplikacioneve
Prekni një nga më poshtë:
Today: Shfletoni histori të spikatura, aplikacione dhe ngjarje brenda aplikacionit.
Games: Gjeni lojën tuaj të radhës në dhjetëra kategori, duke përfshirë aksionin, aventurën, garat, enigmat etj.
Apps: Eksploroni publikimet e reja, shihni klasifikimet kryesore ose shfletoni sipas kategorisë.
Arcade: Shijoni koleksionin e kuruar të lojërave premium nga Apple Arcade (kërkohet abonimi) pa reklama ose blerje brenda aplikacioneve.
Search: Vendosni atë që po kërkoni, pastaj prekni Search në tastierë. Ju gjithashtu mund të eksploroni kategori të ndryshme ose të shfletoni aplikacionet e sugjeruara.
Siri: Thoni diçka si: “Search the App Store for cooking apps.” Mësoni si të përdorni Siri.
Marrja e më shumë informacioneve për një aplikacion
Prekni një aplikacion për të shikuar informacionet e mëposhtme dhe më shumë:
Pamjet e ekranit ose pamjet paraprake
Ngjarjet brenda aplikacioneve
Vlerësimet dhe rishikimet
Gjuhët e mbështetura
Mbështetja për Game Center dhe Family Sharing
Përputhshmëria me pajisje të tjera të Apple
Madhësia e skedarit
Informacionet për privatësinë; shikoni Menaxhimi i informacioneve që ndani me njerëzit dhe aplikacionet
Blerja dhe shkarkimi i një aplikacioni
Prekni Get (nëse aplikacioni është falas) ose çmimin.
Nëse shikoni
në vend të Get ose çmimit, e keni blerë tashmë këtë aplikacion më parë. Prekni
për ta shkarkuar sërish falas.
Nëse kërkohet, vërtetojeni me Face ID, Touch ID ose me kodin tuaj të kalimit për të përfunduar blerjen tuaj.
Mund ta gjeni aplikacionin në kategorinë Recently Added në App Library. Ndërsa aplikacioni shkarkohet, një tregues i progresit shfaqet në ikonën e aplikacionit. Shikoni Gjetja e aplikacioneve në App Library në iPhone dhe Ndryshimi i vendit ku shkarkohen aplikacionet e reja.
Marrja e miniaplikacionit të App Store
Shikoni histori, koleksione dhe ngjarje brenda aplikacionit pikërisht në Home Screen. Shikoni Shtoni, modifikoni dhe hiqni miniaplikacionet në iPhone.
Ndarja ose dhënia e një aplikacioni
Prekni aplikacionin t'i parë hollësitë.
Prekni
dhe më pas zgjidhni një opsion të ndarjes ose prekni Gift App (nuk është i disponueshëm për të gjitha aplikacionet).
Përdorimi ose dërgimi i një Apple Gift Card
Prekni
ose fotografinë tuaj djathtas lart.
Prekni një nga më poshtë:
Redeem Gift Card or Code
Send Gift Card by Email