Rregulloni cilësimet për butonin anësor ose Hime në iPhone
Mund t'i rregulloni cilësimet e qasshmërisë për butonin anësor (në një iPhone me Face ID) ose për butonin Home (në modelet e tjera të iPhone).
Shkoni te Settings
> Accessibility, pastaj shtypni Side Button (në iPhone me Face ID) ose Home Button (në modelet e tjera të iPhone).
Caktoni një nga më poshtë:
Click Speed: Zgjidhni shpejtësinë e nevojshme për të klikuar dy herë ose tri herë te butoni - Default, Slow ose Slowest.
Press and Hold to Speak: Zgjidhni se si reagon Siri kur shtypni e mbani butonin.
Rest Finger to Open: Në një iPhone me Touch ID, mund ta shkyçni dhe ta hapni iPhone duke e mbajtur gishtin mbi Touch ID.
Në një iPhone me Face ID, mund të përdorni po ashtu AssistiveTouch ose të përdorni Switch Control për të konfirmuar pagesat me Face ID në vend të klikimit dy herë te butoni anësor.