Bllokoni aksesin te veçoritë e Apple Intelligence në Screen Time në iPhone
Mund të aktivizoni Content & Privacy Restrictions te Screen Time për të kufizuar aksesin në veçoritë e Apple Intelligence* si Writing Tools, veçoritë e krijimit të imazheve dhe ChatGPT në pajisjet e mbështetura.
Shënim: Mund të përdorni veçoritë e Apple Intelligence në çdo model tëi iPhone 16, iPhone 15 Pro, iPhone 15 Pro Max, Mac ose iPad me M1 ose një version më të ri, ose iPad mini (A17 Pro). Apple Intelligence nuk është e disponueshme në iPhone dhe iPad nëse jeni në BE dhe nëse shteti ose rajoni i Apple Account është gjithashtu në BE. Për të kontrolluar nëse Apple Intelligence është e disponueshme për pajisjen dhe gjuhën tuaj, shikoni artikullin Kërkesat e Apple Intelligence tek Apple Support.
Bllokoni aksesin te Writing Tools
Shkoni te Settings
dhe më pas prekni Screen Time.
Prekni Content & Privacy Restrictions, pastaj aktivizoni Content & Privacy Restrictions.
Prekni Intelligence & Siri, prekni Writing Tools dhe më pas prekni Allow ose Don't Allow.
Bllokoni aksesin te veçoritë e krijimit të imazhit
Mund të kufizoni aksesin te veçoritë e krijimit të imazheve si Image Playground, Genmoji dhe Image Wand.
Shkoni te Settings
dhe më pas prekni Screen Time.
Prekni Content & Privacy Restrictions, pastaj aktivizoni Content & Privacy Restrictions.
Prekni Intelligence & Siri, prekni Image Creation dhe më pas prekni Allow ose Don't Allow.
Bllokoni aksesin te ChatGPT
Shkoni te Settings
dhe më pas prekni Screen Time.
Prekni Content & Privacy Restrictions, pastaj aktivizoni Content & Privacy Restrictions.
Prekni Intelligence & Siri, prekni ChatGPT Extension dhe më pas prekni Allow ose Don't Allow.