Përshtatja e cilësimeve të tastierës virtuale apo të jashtme në iPhone
Mund ta përshtatni tastierën virtuale (softuerike) në iPhone. Nëse përdorni tastierë të jashtme (fizike) me iPhone, mund të përshtatni shkurtoret e tastierës dhe të ndryshoni cilësimet, si p.sh. shpeshtësinë e përsëritjes së tasteve.
Caktojeni tastierën virtuale të shfaqë vetëm shkronja kapitale
Nëse keni vështirësi me shikimin e tastierës virtuale, mund ta caktoni të shfaqë vetëm shkronja kapitale.
Shkoni te Settings > Accessibility > Keyboards, pastaj çaktivizoni Show Lowercase Keys.
Shkrimi në tastierë më të madhe virtuale
Rrotulloni iPhone në orientim për së gjeri për të përdorur një tastierë më të madhe në shumë nga aplikacionet, mes të cilave Mail, Safari, Messages, Notes dhe Contacts.
Për informacion rreth mënyrave të tjera për të rregulluar tastierën në ekran, shihni Shkrimi me njërën dorë dhe Caktimi i opsioneve të shkrimit.
Komandimi i iPhone me tastierë të jashtme
Nëse keni vështirësi me përdorimin e ekranit me prekje, mund ta komandoni iPhone me shkurtoret e Magic Keyboard (shitet më vete).
Shkoni te Settings
> Accessibility > Keyboards, prekni Full Keyboard Access, pastaj aktivizoni Full Keyboard Access.
Komandimi i iPhone me shkurtore tastiere.
Veprimi
Shkurtorja
Vajtja në artikullin tjetër
Tab
Vajtja në artikullin e mëparshëm
Shift-Tab
Aktivizoni artikullin e zgjedhur
Space bar
Vajtja tek ekrani Home Screen
Command-H
Hapja e App Switcher
Tab-A
Hapja e Control Center
Tab-C
Hapja e Notification Center
Tab-N
Shfaqja e Help
Tab-H
Për të përshtatur shkurtoret e tastierës, prekni Commands.
Për të përshtatur paraqitjen e fokusit, prekni cilëndo nga më poshtë:
Auto-Hide
Increase Size
High Contrast
Color
Ndryshimi i mënyrës si përgjigjen tastet në tastierë të jashtme
Nëse keni vështirësi me përdorimin e një tastiere të jashtme, mund të rregulloni cilësimet.
Shkoni te Settings > Accessibility > Keyboards, pastaj prekni një nga më poshtë:
Key Repeat: Mund të rregulloni intervalin dhe vonesën e përsëritjes.
Sticky Keys: Përdorni Sticky Keys për të shtypur dhe mbajtur shtypur tastet e modifikuesve të tilla si Command dhe Option ndërsa shtypni një tast tjetër.
Slow Keys: Përdorni Sloy Keys për të rregulluar kohën mes shtypjes së një tasti dhe aktivizimit të tij.