Shtimi i informacionit tuaj të kontaktit në iPhone
Në aplikacionin Contacts , shtoni informacionin tuaj në kartën e kontaktit. iPhone përdor Apple ID tuaj për t'ju krijuar kartën e kontaktit, që quhet My Card, por duhet të jepni informacionin tuaj të kontaktit (si p.sh. emrin dhe adresën) për ta plotësuar.
Plotësimi i My Card
Prekni My Card në krye të listës së kontakteve, pastaj prekni Edit. Contacts sugjeron adresat dhe numrat e telefonit për t’ju ndihmuar të konfiguroni My Card.
Nëse nuk ka një My Card, prekni , pastaj vendosni informacionin tuaj. Në vijim, shkoni te Settings
> Contacts > My Info, pastaj prekni emrin tuaj te lista Contacts.
Modifikimi i My Card
Prekni My Card në krye të listës së kontakteve, pastaj prekni Edit.
Krijimi ose modifikimi i Medical ID tuaj
Prekni My Card në krye të listës së kontakteve, prekni Edit, lëvizni poshtë, pastaj prekni Create Medical ID ose Edit Medical ID.