Kontrolli i aksesit tek informacionet në Lock Screen në iPhone
Mund të keni me lehtësi akses te disa funksione të përdorura zakonisht (si miniaplikacionet, kontrollet e luajtjes së medias dhe Control Center) nga Lock Screen. (Për siguri, lidhjet me USB nuk lejohen kur iPhone është i kyçur.) Mund ta kontrolloni aksesin te këta artikuj kur iPhone është i kyçur.
Nëse e çaktivizoni aksesin e Lock Screen në një funksion, ju parandaloni që dikush që ka telefonin tuaj iPhone të mos shikojë ndonjë informacion personal që mund të ketë ai (si p.sh. një ngjarje e ardhshme në miniaplikacionin Calendar). Sidoqoftë, edhe ju do të humbisni aksesin e shpejtë tek informacionet.
Shkoni te Settings > Face ID & Passcode (në iPhone me Face ID) ose tek Touch ID & Passcode (në iPhone me buton Home), pastaj zgjidhni opsionet tuaja.
Mund ta aktivizoni ose ta çaktivizoni aksesin te funksionet e mëposhtme kur iPhone është i kyçur:
Miniaplikacionet (shikoni Shtimi i miniaplikacioneve në iPhone)
Notification Center (shikoni Shfaqja dhe përgjigjja ndaj njoftimeve në iPhone)
Control Center (shikoni Përdorimi dhe personalizimi i Control Center në iPhone)
Siri (shikoni Pyesni Siri-n në iPhone)
Përgjigjja me mesazhe (shikoni Dërgimi dhe marrja e mesazheve me tekst në iPhone)
Home Control (shikoni Prezantimi për Home në iPhone)
Wallet (shikoni Shtimi dhe menaxhimi i lejekalimeve tek Wallet në iPhone)
Kthimi i thirrjeve të humbura (shihni Përgjigjja ose refuzimi i telefonatave hyrëse në iPhone)
Lidhja me një kompjuter Mac, Windows PC ose një aksesor me USB (si p.sh. kur lidhni iPhone me kompjuterin duke përdorur USB)
E rëndësishme: Nëse 3e ndryshoni cilësimin e parazgjedhur dhe lejoni lidhjet USB kur iPhone është i kyçur, ju çaktivizoni një funksion të rëndësishëm të sigurisë në iPhone.
Mund të jepni po ashtu informacione mjekësore dhe kontakte të urgjencës në një Medical ID që mund ta shikojnë në telefonin tuaj të kyçur iPhone personat që përgjigjen të parët në rast urgjence si dhe të tjerët. Shikoni Krijoni dhe ndani Medical ID tuaj në iPhone.