Lidhja e iPhone me CarPlay
Konfiguroni CarPlay duke lidhur iPhone dhe makinën tuaj me portën USB të makinës ose me aftësinë e lidhjes me valë.
Për t’u siguruar se Siri është aktivizuar në iPhone
Nëse Siri nuk është aktivizuar në iPhone, shkoni te Settings > Siri & Search, pastaj aktivizoni njërën nga më poshtë:
Shtypni Side Button për Siri (në një iPhone me Face ID)
Shtypni Home për Siri (në modelet e tjera të iPhone)
Lidhja duke përdorur USB
Lidhni iPhone me portën USB të automjetit tuaj duke përdorur një kabllo Lightning-USB të miratuar nga Apple.
Foleja USB mund të jetë e etiketuar me stemën CarPlay ose me një figurë celulari inteligjent.
Lidhja me valë
Në një automjet që mbështet CarPlay me valë, bëni një nga më poshtë (shikoni udhëzuesin e përdorimit për udhëzime të detajuara):
Shtypni e mbani butonin e komandës zanore në timon.
Sigurohuni që automjeti juaj është në modalitetin e çiftimit me valë ose me Bluetooth.
Në iPhone, shkoni te Settings
> General > CarPlay > Available Cars.
Zgjidhni automjetin tuaj.
Shënim: Disa automjete që mbështesin CarPlay me valë ju lejojnë ta çiftoni thjesht duke e lidhur iPhone në portën USB të automjetit tuaj duke përdorur një kabllo Lightning me USB. Nëse mbështetet, pasi të nisni CarPlay me USB, ju kërkohet nëse dëshironi ta çiftoni CarPlay me valë për përdorim në të ardhmen. Nëse pranoni, herën tjetër kur të niseni për një udhëtim me makinë, iPhone lidhet automaitkisht me valë me CarPlay.
Në disa modele automjetesh, CarPlay Home shfaqet automatikisht kur lidhni iPhone.
Nëse Home i CarPlay nuk shfaqet, zgjidhni logon CarPlay në ekranin e automjetit.
