Shtimi i një telefoni iPhone te Find My
Përpara se të mund të përdorni aplikacionin Find My për të gjetur një pajisje të humbur iPhone, duhet ta lidhni atë me Apple ID.
Telefoni juaj iPhone përfshin po ashtu një veçori të quajtur Activation Lock që parandalon që askush tjetër të mos e aktivizojë dhe përdorë pajsjen tuaj, edhe nëse është fshirë plotësisht. Shikoni artikullin Attivation Lock për iPhone, iPad dhe iPod touch tek Apple Support.
Shtimi i telefonit tuaj iPhone
Në iPhone, shkoni te Settings
> [emri juaj] > Find My.
Nëse ju kërkohet të identifikoheni, vendosni Apple ID tuaj. Nëse nuk keni të tillë, prekni “Don’t have an Apple ID or forgot it?” pastaj ndiqni udhëzimet.
Prekni Find My iPhone, pastaj aktivizoni Find My iPhone.
Aktivizoni një nga më poshtë:
Find My network ose Enable Offline Finding: Nëse pajisja juaj është jashtë linje (nuk është e lidhur me Wi-Fi ose rrjetin celular), Find My mund ta gjejë duke përdorur rrjetin e Find My.
Send Last Location: Nëse niveli i karikimit të baterisë së pajisjes suaj bie në nivele kritike, vendndodhja e saj i dërgohet automatikisht Apple.
Shtimi i një pajisjeje tjetër
Shikoni një nga më poshtë:
iPad: Shtimi i pajisjes suaj iPad te Find My në Udhëzuesin e përdorimit të iPad
iPod touch: Shtimi i pajisjes suaj iPod touch te Find My në Udhëzuesin e përdorimit të iPod touch
Mac: Konfigurimi i Find My në Mac tek Udhëzuesi i përdorimit të Find My për Mac
Apple Watch: Konfigurimi dhe çiftimi i Apple Watch me iPhone në Manualin e përdorimit të Apple Watch
AirPods: Artikulli Si të gjeni pajisjet tuaja të humbura AirPods, AirPods Pro ose AirPods Max tek Apple Support
Shtimi i pajisjes së një familjari
Pajisjet e familjarëve tuaj mund t'i shikoni te Find My nëse konfiguroni fillimisht Family Sharing. Pajisjet e tyre shfaqen poshtë tuajës në listën Devices. Shikoni Gjetja e pajisjes së humbur të një familjari në iPhone.
Te Find My nuk mund të shtoni pajisjet e shoqërisë. Shokët të cilëve u humbet pajisja mund të shkojnë te icloud.com/find dhe të identifikohen me Apple ID e vet.