MiniPlayer

Kontrollet pluskuese në fund të ekranit që tregojnë se çfarë po luhet aktualisht. Në varësi të aplikacionit, mund të përdorni MiniPlayer për të luajtur ose vendosur në pauzë audion, për të kaluar te pjesa tjetër muzikore, për t’u kthyer prapa 15 sekonda ose për të kaluar përpara 30 sekonda. Prekeni për të hapur ekranin Now Playing.

Ekrani Library, që tregon MiniPlayer afër fundit. MiniPlayer tregon titullin e këngës që po luhet. Butonat Pause dhe Track Next janë në të djathtë të titullit të këngës. Prekni MiniPlayer për të hapur ekranin Now Playing.